UBT

Rozana: Dekolteja e hapur? Shumëkush vesh fustane të tilla

/ 1 minutë lexim
FIDANISHTJA

Këto ditë në rrjetet sociale ka qarkulluar një fotografi e Rozana Radit me një fustan, në të cilin binte në sy dekolteja e theksuar dhe ekspozimi i gjoksit.Veshja e tillë dhe publikimi i fotografisë është interpretuar si provokues nga ana e aktores dhe këngëtares.

Mirëpo, ajo ka sqaruar për Gazetën Shqiptare se fustani është një ndër emrat e fundit të brendeve ndërkombëtare dhe se në veshjen e saj nuk ka asgjë të jashtëzakonshme që të komentohet kaq shumë.

United Hospital

“Unë nuk e kam krijuar vetë, është një fustan i Elisabetta Franchit. Unë jam një personazh publik e domosdo që në daljet e mia do të kujdesem që të vesh diçka që është në modë”.

“Pastaj, nëse ka njerëz që merren me të tilla detaje, s’është problemi im. Unë këtë dekolte kam! Diçka të afërt ka veshur edhe Jennifer Lopez, madje në një tapet të kuq. Ka edhe shumë artistë shqiptarë që veshin dekolte të tilla, nuk ka asgjë për t’u marrë kaq shumë”, ka deklaruar Rozi. /BW/Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.