Rovena Stefa thotë ‘Kam gjak shqipe more shkja’
Edhe personazhet publikë kanë qenë natën e mbrëmshme shumë të emocionuar pas ndeshjes e cila përfundoi me ndërprerje dhe trazira në stadiumin e Beogradit, asaj mes Shqipërisë dhe Serbisë.
Vargje dhe këngë të kënduara edhe kohë më parë nga ata kanë publikuar artistët në rrjetet e tyre sociale. Këngëtarja e njohur shqiptare Rovena Stefa duke u prekur shumë nga vargjet e shqiptarëve që thureshin aty për aty dhe nga triumfi i flamurit të kombit të madh shqiptar në fushë, ka kompozuar këtë refren interesant dhe me anë të një video e ka publikuar edhe në FB.


