UBT

Rovena Stefa sjell baladën e re “Mikja ime”, me një tematikë të bazuar në ngjarje të vërtetë

/ 2 minuta lexim
HW

Këngëtarja e njohur, Rovena Stefa, ka prezantuar për publikun projektin e saj më të ri muzikor.

“Mikja ime” mban titullin kënga e saj më e re, e cila është e zhanrit baladë, e cila është punuar nga Adrian Minune.

Ndërkohë, për vargjet e tekstit është kujdesur tekstshkruesi i njohur, Avni Qahili.

“’Mikja ime’, jam unë, je ti, jemi të gjithë ne që shpresojmë në një dashuri të madhe, por që rezulton të jetë për fat të keq në një rutinë ndjenjash. Ky partner thjeshtë zëvendëson të dashurën e radhës, duke i thënë të njëjtat fjalë e të njëjtat ledhatime. Kënga vjen si një përsiatje në një ditë dimri, buzë oxhakut, dritares apo në një rrugëtim, me një botëkuptim plot dhimbje”, ka thënë këngëtarja për Telegrafin.

HW

Kënga, siç ka shkruar këngëtarja në përshkrimin e videos në YouTube është e bazuar në një ngjarje të vërtetë.

Rovena ka qenë shumë aktive gjatë viti me projekte të shumta muzikore, të cilat janë pritur mirë nga publiku.

Ajo nuk ka munguar edhe në shumë prej programeve festive, ku do të promovojë edhe këngën më të re të saj. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.