UBT

Rovena Stefa në ”Dead man down”

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Rovena Stefa bën pjesë në filmin e fundit të aktorit holivudian Colin Farell “Dead man down” , me regjisi të danezit Niels Arden Oplev. Filmi po shfaqet në kinematë amerikane e së shpejti do të arrijë edhe në Shqipëri e Kosovë.

Në një video të publikuar në internet, shkëputur nga ky film, për 32 sekonda dëgjohet kënga e Rovenës “Çka m’ka syri”

Menaxherja e këngëtares, Elisa Stefa, ka konfirmuar për Indeksonline se kjo këngë është zgjedhur nga stafi profesional i filmit me buxhet prej 30.000.000 dollarësh.

Sipas Stefa, marrëveshja u nënshkrua ndërmjet produksionit holivudian të njohur DMD Productions, LLC c/o IM Global 8322 Beverly Boulevard, Los Angeles, CA dhe “TE ROVI” Production dhe është e para kontratë për përdorim të një kënge shqiptare në një film të Holivudit, e cila ka sjellë natyrisht edhe përfitime materiale për Rovenën.

GRANDEMALL

Në këtë film, përveç Colin Farell, luajnë edhe actorë të tjerë të njohur të Hollywood-it, si Noomi Rapace, Terence Howard si dhe aktori me origjinë shqiptare James Biberi.

“Mbikëqyrësja e muzikës së filmit, Magie Rodford, personalitet shumë i njohur në industrinë e filmit në Holivod, na kontaktoi në muajin nëntor 2012, pasi kishte parë dhe dëgjuar këngën “Malli”, në You Tube.

Ajo u shpreh me superlativa për vokalin dhe stilin e vacantë, por njëkohësisht autokton shqiptar të Rovenës dhe dëshira e tyre ishte të kishin me patjetër një nga këngët e Rovenës në këtë film”, ka deklaruar Stefa për Indeksonline /Indeksonline/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.