HW

Rovena Stefa, e kërkuar edhe në dasmat tradicionale

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Këngëtarja e njohur shqiptare Rovena Stefa, kësaj vere është më e kërkuar se asnjëherë në dasmat dhe ahengjet e shqiptarëve, gjithandej trojeve shqiptare, shkruan gazeta “Kosova Sot Online”.

Në profilin e saj në Facebook, Rovi ka postuar disa fotografi, nga një dasëm në Kërçovë, ku nusja është veshur me petk tradicional, të ruajtura me fanatizëm nga lashtësia ilire, rit i cili edhe sot vazhdon të përtërihet në disa rajone shqiptare dhe është vërtetë unike.

ARKATANA

“Me Farijen, faleminderit zemër që më zgjodhe mua për natën tënde më të rëndesishme, te Dua.
Një sqarim për të gjithë ata që nuk kanë parë një traditë të veshjes së nuses në këtë mënyrë, me lyerje me tri ngjyra në fytyrë.

Është një zakon i lashtë i ruajtur me fanatizëm nga vetëm disa zona shqiptare gege, si Kërçova dhe disa fshatra në Kosovë. Kjo traditë buron që nga Iliria jonë dhe duhet duartrokitur që ka rezistuar deri ne ditet e sotme, duke llogaritur luftrat e asimilimet e ndryshme nga pushtuesit”, ka shkruar këngëtarja e motivuar.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.