Eko Higjiena

Rovena së shpejti me risi në treg

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Vitet në skenë kanë bërë që emri i saj të radhitet tek emrat më të pëlqyer të skenës sonë. Është kjo këngëtarja Rovena Stefa, e cila pavarësisht bagazhit që ka pas vete, nuk ndalet duke punuar që në publik të vijë gjithmonë me risi.

Edhe këtë sezon ajo solli një të tillë, bëhet fjalë për albumin e saj ‘live’ i cili po pëlqehet shumë. Ndër të tjera Rovena ka treguar se nuk do ta lë me kaq. Ajo së shpejti do të vijë edhe me një këngë e cila do të jetë e plotësuar edhe me videoklip.

UBT

Tribuna: Rovena më tregoni fillimisht cilat janë angazhimet aktuale rreth muzikës?

Stefa: Së pari përshëndetje të përzemërta për gazetën tuaj, e cila ka arritur sukses të madh. Aktualisht sapo kam nxjerrë në treg projektin më të madh të këtij viti, albumin live “Boll me lojna”, një përmbledhje këngësh popullore, kryesisht të veriut dhe natyrës atmosferike, që është edhe mjaft e preferueshme në eventet tona familjare, dasmat etj. Albumi përmban 11 këngë të grupuara në 3 blloqe sipas stilit që kanë. Për shembull, mund të gjeni në grupin e parë këngë tipike defesh që lëvrohen në netët e vajzave, në grupin tjetër vjen ëmbëlsisht krahina e pollogut, ndërsa në grupin e fundit janë ato që ndezin atmosferën në kulm nëpër dasma si p.sh “S’ ish bo nami”, “Jalla shofer”, etj…(Tribuna).

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.