Rovena ‘hot’ edhe në klipin e ri

Ka ruajtur fundvitin për të sjellë ekskluzivitetin e saj në videoklipin e sapo realizuar. Kënga që Rovena Stefa ka realizuar tani mban titullin “E more për letra (Malli 2)” dhe shkaku që e ka shtyrë të realizoj këtë version ka qenë suksesi i madh që arriti të marrë në këngën dhe videoklipin “Malli” e që ka marrë mbi 20 milion klikime. Pra suksesi i “Malli 1” ka bërë që të sjellë një version të dytë të “Malli 2”.
Videoklipi i këngës është realizuar me skena mjaftë të nxehta nga aktori Blerim Demukaj i cili njëherësh është edhe tranjer fitnesi në Prishtinë. Videoklipi i këngës është përgatitur nga produksioni i vet këngëtares “Rovi Produktion” dhe pritet të pëlqehet në publik.
Rovena gjatë këtij fundviti do të sjellë edhe shumë surpriza tjera në programet festive të Vitit të Ri, adhuruesit e saj do të kenë mundësi të shohin një Roven më ndryshe, me një stil joshës. Por më shumë rreth këtyre paraqitjeve këngëtarja do të flasë pas finalizimit të të gjitha angazhimeve të saj në këto programe festive./zeri/