Uji Dea

Roth i reagon Hovenierit për dinarin: Deklaratë e pabalancuar, mungojnë mesazhet për sulmin terrorist në Banjskë

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka thënë se Qeveria e SHBA-së është thellësisht e shqetësuar për veprimet e fundit të autoriteteve të Qeverisë së Kosovës për ndalimin e dinarit serb.

Kjo sipas tij, do të ketë një efekt të drejtpërdrejtë dhe negativ ndaj serbëve lokalë dhe komuniteteve tjera pakicë në Kosovë.

Ndaj deklarimeve të Hovenier ka reaguar Michael Roth, kryetari i Komisionit për Politikë të Jashtme të Bundestagut gjerman.

Në rrjetin social “X”, Roth shpërndau deklaratën e Hovenier, për të cilën tha se është e pabalancuar.

Sipas tij, në këtë deklatatë të SHBA-së do duhej të kishte mesazhe të qarta për sulmin terrorist serb në Banjskë.

“Një shembull tjetër për deklaratat e pabalancuara të SHBA-së (ose BE-së) për Kosovën. Më mungojnë mesazhe kaq të qarta në lidhje me agresionet serbe (sulm terrorist në Bajnska, rrëmbim apo shantazh) në rajon, e dashur @USAmbKosovo”, shkroi Roth.

Mobi Casa

Rregullorja e BQK-së hyri në fuqi më 1 shkurt, pavarësisht trynisë së madhe nga bashkësia ndërkombëtare për ta shtyrë zbatimin e saj.

Hovenier shprehu shqetësimin e tij për, siç tha, “konfiskimin e dinarëve serbë dhe një automjeti që po i transportonte ato nga Serbia për pagesa sociale” nga Policia e Kosovës të shtunën.

Ndaj një qëndrimi të tillë të ambasadorit amerikan, ka reaguar deputetja edhe britanike, Alicia Kearns.

Në një reagim në “X”, Kearns ka pyetur ambasadorin Hovenier se ku qëndron bilanci këtu.

“Ku është bilanci? A kemi parë një deklaratë të tillë nga SHBA-të pas rrëmbimit të paligjshëm të tre policëve nga Serbia? Jo. Heshtja për sulmin terrorist të Banjskë mbetet ende e shurdhër”, ka shkruar Kearns.

Ndërsa, Qeveria e Kosovës thotë se zbatimi i rregullores për transaksionet me para të gatshme do të bëhet përmes një tranzicioni të lehtë dhe se nuk do të ketë gjoba për posedimin e valutave të vendeve të tjera. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.