ARKATANA

Roth: BE-ja të mbajë premtimin, të liberalizohen vizat për Kosovën

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Ish-ministri shtetëror gjerman për Evropë, Michael Roth, i ka bërë thirrje Bashkimit Evropian që ta mbajë premtimin për liberalizimin e vizave për Kosovën.

Në një shkrim në Twitter, pas takimit me emisarin e posaçëm të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, deputeti gjerman ka thënë se Ballkani Perëndimor i takon Bashkimit Evropian.“Shtetet e Ballkanit Perëndimor na takojnë dhe meritojnë më shumë se veç fjalë goje. BE-ja duhet t’i mbajë premtimet: Duke nisur nga bisedimet për pranim me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, e liberalizimin e vizave për Kosovën”, ka thënë ai.

Mobi Casa

Roth kishte shërbyer në postin e ministrit shtetëror për Evropën në periudhën 2014-2021, nën Angela Merkelin.Lajçaku së fundmi ka publikuar disa fotografi nga takimet me zyrtarë gjermanë në Berlin.

Ai ka thënë se Gjermania i ka dhënë mbështetje punës së tij dhe se ka pasur diskutime se si duhet të avancohet integrimi i BE-së në Ballkanin Perëndimor. “Jemi pajtuar që kjo është më e rëndësishme se kurdo më herët në kontekstin e sotëm gjeopolitik”, ka thënë ai.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.