GRANDEMALL

Rotarianët gjilanas ndihmojnë Spitalin e Gjilanit

/ 3 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Fal angazhimit të Klubit rotarian “Gjilani” e me ndihmën e rotarianëve britanik, Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare(QKMF) në Gjilan iu është dhuruar një autoambulancë. Bashkë me të, rotarianët kishin sjellë edhe dy pako me paterica (nga 13 palë) dhe rroba për fëmijë prej moshës së porsalindur deri në 10 vjeç, e të cilat të premten, rotarianët gjilanas bashkë me drejtuesin e QKMF-së, i kanë shpërndarë për Handikos dhe për Spitalin Regjional të Gjilanit, përkatësisht për repartin e Ortopedisë si dhe veshmbathjet për nevoja tek te porsalindurit dhe të Pediatrisë.

Në Shoqatën Handikos, rotarianët Muhamet Halili, kryetar i RC Gjilan, Vehbi Salihu, kryetar i radhës i RC Gjilan, Fejzullah Berisha, drejtor i QKMF-së dhe Valentina Veseli e Ilmi Hajdini nga Iniciativa për rotaract klubin e Gjilanit, janë mirëpritur nga drejtuesit e Handikos, Remzi Kqiku dhe Fatmir Shurdhani të cilët e kanë vlerësuar lartë ndihmën e rotarianëve gjilanas.

Kqiku e Shurdhani dhe se këto paterica (13 palë), janë më se të mirëseardhura ndërsa vlerësuan idenë e rotarianëve e të QKMF-së që këto të përfundojnë tek kjo Shoqatë. Ata thanë se edhe më parë kanë pas bashkëpunim të mirë me rotarianët gjilanas, janë ndihmuar dhe përfshirë në projektet e tyre dhe presin që edhe në të ardhmen të vazhdoj ky përkushtim i tyre për të bërë mirë për komunitetin në përgjithësi, e në veçanti për këtë organizatë.

Drejtori i QKMF-së Fejzullah Berisha tha se kur kanë pranuar nga rotarianët gjilanas dhe ata britanik autoambulancën dhe këto ndihma tjera, janë dakorduar me rotarianë që patericat dhe veshmbathjet të shkojnë gjetiu ku nevoja për to është më e madhe dhe se sot po shpërndahen për Handikos, dhe Ortopedinë në Spital por edhe për Pediatri dhe tek të porsalindurit.

Mobi Casa

Pas Hendikos-it, po sot ndihma të tilla në paterica dhe veshmbathje u dorëzuan edhe për Ortopedinë, e Pediatrinë në Spitalin e Gjilanit, me këtë rast falënderues ndaj kësaj ndihme u shpreh edhe ortopedi Skender Mehmeti.

Ai vlerësoi këtë ndihmesë nga rotarianët sepse tha se do të jenë nevojshme për këtë repart.

Në këtë ngjarje krahas rotarianëve të lartpërmendur mori pjesë edhe rotariani Zijadin Hasani, pediatër, i cili po ashtu tha se është e qëlluar që këto ndihma u dedikuan për Spital dhe si rotarian premtoi angazhimin e tij për të kontribuar edhe në të ardhmen./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.