UBT

Rotarianët britanez i dhuruan një autoambulancë Komunës së Gjilanit

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Komuna e Gjilanit sot ka përfituar një autoambulancë donacion nga rotarianët britanez, e cila gjatë ditës do t’i dorëzohet Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare.

Për t’i falënderuar për këtë gjest human, kryetari i Komunës së Gjilanit Lutfi Haziri i ka pritur në zyrën e tij, rotarianë britanez nga klubi “Rotary Launceston”, Barrie Boundy dhe Leighton Penhale, ndërsa rotarianët nga Rotary Club “Gjilani” i përfaqësoi kryetari Muhamet Halili. Në këtë takim ka qenë i pranishëm edhe drejtori i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare, Fejzulla Berisha.

“Unë ju falënderoj pafund për këtë ndihmë. Kjo ndihmë, duke na dhuruar autoambulancën është shumë humane sepse dikujt do t’ia shpëtoni jetën. Ne do t’ju jemi mirënjohës përjetë. QKMF do të ketë shumë më të lehtë funksionimin për t’u dalë në ndihmë qytetarëve. Do ta thellojmë bashkëpunimin edhe më shumë me rotarianët britanez dhe këta nga Gjilani”, ka thënë me këtë rast kryetari Haziri.

Uji Dea

“Është privilegj që po arrijmë t’ju ndihmojmë juve me këtë rast sepse ky është qëllimi ynë, të jemi bamirës kudo në botë. Kjo është një mënyrë e njohjes së miqësive, për të parë se si funksion biznesi dhe të gjitha veprimtaritë e tjera në Gjilan”, tha nga ana e tij Leighton Penhale.

Ndërsa, Muhamet Halili nga klubi Rotarian “Gjilani” tha se falë këtyre njerëzve të rotarianëve britanik, e kemi tashmë një autoambulancë.

Fejzulla Berisha, drejtor i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Gjilan, ka falënderuar rotarianët britanez për ndihmën, duke thënë se tashmë si menaxher i ri do ta ketë më të lehtë për të ofruar shërbime për qytetarët tanë./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.