RCCOLA

Rotarianët Anglezë i dhurojnë një autoambulancë komunës së Vitisë

/ 2 minuta lexim
KKVITI

Viti – Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Viti u bë edhe me një autoambulancë, dhe atë falë një donacioni që ka ardhur dje në Viti nga Klubi Rotarian- Cornëall, Mbretëria e Bashkuar, në bashkëpunim me Klubin Rotarian nga Vitia.

Me këtë rast Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti së bashku me Drejtorin për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, Basri Aliu dhe Drejtorin e QKMF-së, Xhemajl Arapi kanë pritur dje në takim përfaqësuesit e këtij klubi, duke i falënderuar Rotarianet për këtë donacion të cilën e cilësuan si shumë të nevojshme, pasi që sipas tyre më këtë rriten efikasiteti në shërbimet e shpejta mjekësore.

Ndërkaq përfaqësuesit e Rotary Club of Lostëithel, të përbërë nga David Dnkky, Nick Ëarrick dhe Cliue Littleton theksuan se ka shumë njerëz të cilët janë të gatshëm të ndihmojnë njerëzve të tjerë në nevojë, duke potencuar se ky donacion ka ardhur nga shpirti i njerëzve vullnet mirë.

Littelton deklaroi se është kënaqësi e veçantë për rotarianët Britanik të ndihmojnë qytetarët e Vitisë dhe Kosovës.

UBT

Ata thanë se do të vazhdojnë të bashkëpunojnë me Rotarinet Vitias, në të mirën e qytetarëve të këtij lokaliteti.

Kryetari i Klubit Rotary në Viti, Mentor Rexhepi, u zotua se klubi nga Vitia, në bashkëpunim me klubet tjera nga Kosova por edhe klubet tjera si motra nëpër botë, do të vazhdoj të ndihmoj qytetarët e Komunës së Vitisë për një jetë më të mirë.

Pas nënshkrimit të pranim dorëzimit të këtij donacioni nga ana e Kryetarit Haliti, ai në shenjë respekti ka ndarë nga një dhuratë simbolike me emblemën e kësaj komune për Rotarianët e Anglisë ndërkaq dhurata të tilla kishin përgatitur edhe vetë Rotarinet dhe atë me motive nga vendi i tyre./rajonipress/