UBT

Roskam: Serbia po rrezikon stabilitetin në Kosovë

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

“Kosova po përballet me shumë sfida. Këto sfida po i shfrytëzon Serbia e cila e mbështetur nga Rusia, po rrezikon stabilitetin në Kosovës”. Kështu tha për gazetën ‘Washington Examiner’, ligjvënësi amerikan Peter Roskam, i cili ka nënvizuar se “çështja e Kosovës do të vazhdojë të jetë në fokus të ligjvënësve amerikanë”, transmeton RTK.

Komisioni për Partneritet Demokratik është një komision mbipartiak në Kongresin amerikan që ka për qëllim ndërtimin e marrëdhënieve me legjislaturat në demokracitë e reja.

Komisioni është i përbërë prej katër anëtarësh dy republikanë dhe dy demokratë. I kryesuar nga republikani Peter Roskam, Komisioni ka vizituar ditë më parë Kosovën, Gjeorgjinë dhe Sri Lanka, tri vende këto, ku Rusia dhe Kina sfidojnë administratën e re të presidentit Tramp.

Uji Dea

I pyetur nga Washington Examiner, lidhur me vizitën në Kosovë të këtij delegacioni prej katër kongresistëve amerikanë, republikani Peter Roskam ka theksuar se Serbia po denigron dhe rrezikon stabilitetin në Kosovë.

“Kosova po përballet me shumë sfida. Ajo ndodhet nën presionin e Bashkimit Evropian për liberalizimin e vizave, ndërsa kusht ka miratimin e Demarkacionit në kufirin me Malin e Zi. Opozita në kundërshtim ka hedhur gaz lotsjellës në parlament. Të gjitha këto i ka shfrytëzuar Serbia, e cila po merr mbështetje të madhe nga Rusia, por dhe nga BE-ja. Kjo i ka krijuar asaj mundësinë të jetë mjaft provokuese në raport me Kosovën, duke rrezikuar stabilitetin atje. Kosova është një vend i moderuar mysliman. Është shumë e vogël dhe me një popullsi prej vetëm 1.8 milionë njerëz. Por, nga ky vend i vogël, disa vjet më parë, rreth 600 persona shkuan të luftojnë përkrah ISIS-it. Me këtë rast Kosova ka ndryshuar ligjet, duke i shpallur këta luftëtarë të paligjshëm. Pra, në këtë pikë Kosova është një shtet model nga pikëpamja e një vendi modern mysliman me të cilin Amerika ka marrëdhënie të mira dhe ndihmohet”, ka thënë kongresisti republikan.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.