UBT

Rosela Gjylbegu për Festivalin e RTSH-së: Nuk mund të marrë pjesë në një festival që e kishin ndarë një vit përpara se kush do të fitonte

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Këngëtarja e njohur shqiptare, Rosela Gjylbegu, ditën e djeshme (e mërkurë) ka bërë një shkrim rreth Festivalit të RTSH-së, teksa ka ndarë me ndjekësit këngën përfaqësuese të Malit të Zi në “Eurovision 2022”.

Derisa ka lavdëruar projektin e artistes, Vladana, që përfaqëson Malin e ZI sivjet, ka thënë se në Shqipëri ata që vendosin për këtë punë janë të paaftë e me një vesh muzikor të lodhur.

Ajo më tej iu përgjigj një ndjekëses që i tha se ‘përse nuk ka qenë prezent në skenën e madhe të festivalit’, me përgjigjen se është zgjedhur një vit më parë se kush do të fitonte.

Postimi i plotë i Roselës (pa ndërhyrje):
“Kur punohet me seriozitet, pasion e me profesionistë për ti dhënë zë shpirtit, për me përfaqësu veten dhe një komb të vogël si ky i joni që ka kaq shumë nevojë për me përjetu emocione të bukura, me pasë ça me u krenu apo frymëzu në kto kohë çoroditëse…

-rezultati është ky

p.s

Hidromorava

Por s’eshte rastin jonë kuptohet…

SEPSE – si gjithmn ktu te ne ato që e patën dhe e kanë pasë fatkeqsisht prej vitesh në dorë me vendosë në ktë punë, janë totalisht të paaftë e me një vesh muzikor të lodhun, aq mendjengushtë sa edhe me artin bëjnë pazar, e normal që stafetën për me dal nga fundi nëpër kompeticione të tilla s’na e kalon kush…

S’kam asgjë personale, e di që s’do ju pëlqejë ky status disave por kjo është e vërteta e shëmtuar në Shqipërinë tonë të vogël me super talente që si vlerëson askush…

Vec kur shkëlqejnë nëpër botë e kujtohen për ta fillojnë e delirojnë duke marrë merita boshe për suksesin e tyre…

Nejsee..

Shijoni muziken e tekstin e bukur të kësaj kënge me një mesazh shumë të ndjerë e personal që kjo super Artiste ja dedikon humbjes së nënës së vet nga covidi…”. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.