ARKATANA

Ronela Hajati tregon pasojat e ‘depresionit’ pas Eurovision

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Ronela Hajati nuk heq dorë nga natyra sportive dhe ironike pavarësisht se ka treguar se ‘Eurovision’ përveç lumturisë i ka shkaktuar edhe shumë stres dhe ka përjetuar ditë të vështira.

Këngëtarja po punon për të sjellë projekte të reja muzikore, mirëpo duket se gjërat nuk kanë shkuar si duhet me këngën e fundit.

Artistja ka publikuar një video në TikTok me një pjesë të këngës, teksti i të cilës është: “Në Malpensa ti më pret, por s’më prite do vijë vet. Me metro ose taksi. Se dhe shtëpinë unë ty ta di. Dalim në Duomo pa shoqëri, se mjaftojmë unë edhe ti. Karbonara me sallam. Por edhe picëm do ta hamë. Hajde amore se le nam bëjë një herë një gjë tamam.”

Ky nuk është teksti i vërtetë por improvizim. Në video Ronela ka shkruar. ‘’Depresioni pas Eurovision, mos e merrni seriozisht ju lutem!’’

ARKATANA

Pak ditë më parë përmes disa statuseve në Twitter, Hajati e cilësoi Eurovisionin si një nga eksperiencat më të bukura të jetës saj, ajo gjithashtu bëri një lutje për të gjithë ndjekësit e saj,të cilëve iu kërkon të mos shpërndajnë urrejtje dhe negativitet.

“Ok…. Kjo është gjëja e fundit që do të flas për Eurovisionin. Ajo ishte një nga eksperiencat më të bukura të jetës time. Pasi u skualifikuam, vrapova tek balerinët e mi, u përqafuam dhe dolëm për të kërcyer. Kam takuar njerëz të mrekullueshëm, artistë që i dua shumë! Dhe për fansat e mi:

Më pëlqen njerëzimi dhe kemi ardhur në këtë botë për ta bërë jetën më të bukur. Ju lutem ndaloni së shpërndari urrejtje, negativitet në komente. Muzika është bërë për t’i bërë njerëzit të bien në dashuri, të kërcejnë dhe të harrojnë problemet. Njerëzit këcyen me këngën “Sekret”, inskenim i mirë ose jo, dhe ajo ishte çfarë unë kisha ëndërruar dhe më shumë.”- shkruan këngëtarja./IndeksOnline/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.