Fundamenti

Ronela Hajati ‘thumbon’ kolegët: Mendjemadhësia nuk të bën kurrë më të suksesshëm

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Këngëtarja e njohur shqiptare, Ronela Hajati është mjaft e angazhuar me projekte të reja dhe koncerte.

Por, artistja nuk e lë anash rrjetet sociale duke u përfshirë në tematika të ndryshëm sociale, por në fokus me ato që lidhen me muzikën dhe estradën shqiptare.

Në një postim që ka bërë së fundmi, Ronela tha se në muzikën shqiptare ka artistë të talentuar dhe materiale muzikore më të mirat në ballkan.

“Muzika moderne shqiptare është e mrekullueshme! Period! Mund të them me zë të lartë që kemi nga materialet me të mira në ballkan dhe artistë të talentuar pafund! Kudo që shkoj jashtë i tregoj të gjithëve sa muzikë të mirë kemi, ju tregoj këngë pafund që janë hit këtu dhe gëzohem pafund”, tha Ronela.

ARKATANA

Këngëtarja tutje ka thumbuar kolegët e saj artistë duke thënë se ata nuk janë aspak bashkëpunues as në muzikë e as nga ana njerëzore.

“Në të gjithë botën, gjithë artistët bashkëpunojnë me njëri-tjetrin si artistikisht, si nga ana njerëzore. Më vjen keq të them që tek ne kjo ndodh në nota minimale, gati-gati inekzistente. Të qenit mendjemadh, fodull ndaj kolegëve nuk të bën kurrë më të suksesshëm. Të gjithë artistët jemi koshientë për ecurinë e këngëve tona dhe gjithë ‘fryrjeve’ që i bëni këngëve! Nuk fitoni asgjë, maksimumi një datë ekstra në Golem… Suksese këtë verë zogj!”, shkruan tutje këngëtarja.

Ndryshe, Ronela tashmë është drejtë finalizimit të projektit më të ri muzikor “TQR” që pritet të publikohet më 5 prill. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.