Uji Dea

Ronela Hajati sjell këngën e re “Jepi Gaz”

/ 1 minutë lexim
RCCOLA

Arti muzikor shqiptar vazhdon të pasurohet me projekte të reja dhe kësaj radhe është Ronela Hajati që vjen në qendër të vëmendjes me një këngë të re.

“Jepi Gaz” quhet hiti i fundit i këngëtares së talentuar, i cili vjen i kompletuar edhe me një videoklip atraktiv.

Ronela, e njohur për performancat e saj energjike dhe prezencën karizmatike në skenë, tregon se është në formën e saj më të mirë.

Mobi Casa

Kënga karakterizohet nga një ritëm që nxit lëvizje dhe sjell një atmosferë festive, elemente që i kanë bërë punët e saj të mëparshme të dallohen në skenën muzikore.

Në videoklipin që shoqëron këngën, Ronela shfaqet e guximshme dhe plot stil, ku veçanërisht tërheq vëmendjen me flokët e kuqe.

Ngjyra e kuqe në flokë kohët e fundit është bërë trend për shumë yje të estradës. /Telegrafi/