Fundamenti

Ronela Hajati rikthehet në top listën e Top Awards me “Maje Men”

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Një projekt për të cilin i është dashur të punojë fort dhe duket se kjo punë është shpërblyer nga fansat, të cilët falë sugjerimeve të tyre e kanë rikthyer Ronela Hajatin në klasifikim me këngën “Maje Men”.

Kjo kënge e Ronelës, e cila erdhi pas dy bashkëpunimeve muzikore, është bërë pjesë e “The Top List” që në javën e parë të publikimit dhe mundi të qëndronte për 7 javë rresht.

Pas 15 javësh mungesë, “Maje Men” është rikthyer sërish në klasifikimin e 100 këngëve më të bukura të muzikës moderne shqiptare, duke u renditur në vendin e 83-të edhe pse ka 5 muaj që ka dalë në treg.

United Hospital

Këngëtarja vazhdon të jetë në “The Top List” edhe me një tjetër projekt muzikor, i cili e ka sjellë artisten paksa më ndryshe se projektet e mëparshme muzikore.

“Do ta luj” titullohet kjo këngë, e cila prej 16 javësh është pjesë e listës zyrtare të “Top Awards”, ku për këtë javë pozicionohet në vendin e 59-të.

Në një intervistë të dhënë së fundmi për “Top Awards”, Ronela është shprehur se momentalisht do të shijoje suksesin e projekteve të fundit muzikore pavarësisht se punës nuk i ndahet. /tch/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.