Eko Higjiena

Ronela Hajati: O dal si e vdekur, o vdes me të vërtetë

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Këngëtarja Ronela Hajati ka qenë e ftuar në një intervistë në InTV ku ka treguar një eksperiencë të cmendur nga festivali i Këngës Magjike.

Ajo tregoi se kishte zgjedhur që të dilte me arkivol në skenë, por e kishte pasur të pamundur prej ndërhyrjes së babait.

“Këtë moment e kam pasur me shumë përgjegjësi sepse ka qenë një këngë e përgatitur për goxha kohë dhe unë kam dashur të dilja mirë dhe kanë qenë mundësinë shumë më të pakta se si janë tani.

Kishte shumë pak vende ku mund të paraqiteshe dhe ato ku mund të paraqiteshe duhet të ishe perfekte. Kam pasur 4 balerinë që pas asaj performance nuk u ndamë më. Ka qenë e veçantë se unë aty kam dashur të dilja me arkivol, madje edhe klipi përfaqësues që ishte disa sekonda ishte në Tufinë në varreza. I futa çunat në gropa për të xhiruar.

FIDANISHTJA

Do të dilja me arkivol dhe Arditi në fillim e mirëpriti si ide, pastaj pas shumë vitesh mora vesh që babi im kishte ndërhyrë dhe i kishte thënë që nuk dihet se çfarë mund të ndodhë.”

Ronela tregoi edhe rreth eksperiencës qesharake që kishte pasur me zotërinë ku kishte kërkua arkivolin, dhe rreth mënyrës se si u paraqit në skenë.

“Unë kisha shkuar të kërkoja arkivol me qira. Shkova atje i kërkova atij, e dua për veten do ta kthej prap. Do ta bëja me gura. ‘Çfarë blihet këtu nuk kthehet më’ më tha ai. Po unë do ta kthej i thashë, po më pas nuk e mora.

Unë kam kokën time që do bëja diçka e i thashë çunave: ‘O dal si e vdekur, o vdes me të vërtetë.’ Më pas mora një shufër dhe u vara në skenë,” përfundoi ajo.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.