Ronela Hajati: Kënga “tigër” s’do të dalë kurrë
U bë shumë zhurmë për publikimin e këngës ‘Tigër’ nga Ronela Hajati.
Tashmë është konfirmuar se kënga nuk do të publikohet fare, transmeton gazeta Kosova Sot Online.
Hajati ka treguar vetë se kënga nuk do të lansohet kurrë dhe gjithë çka i mbetet kujtim është trileri i këngës.
Në emisionin Oktapod, në Vizion Plus, Ronela ka thënë se stafi menaxhues e ka gënjyer mbi një kontratë që sipas Ronelës kishin.
Kjo e ka bërë këngëtaren të kalojë një periudhë psikologjike të rëndë.
Kjo verë ka kaluar pa asnjë koncert të këngëtares, dhe ajo vetë nuk është e sigurtë më nëse do t’i kthehet përsëri skenës apo jo. Ajo ka folur edhe për zënkën e saj me Samanta Karavellan, por që Ronela ka deklaruar që ish-shoqja e saj nuk e ka zhgënjyer edhe që është një njeri shumë i mirë për të qenë shoqja e saj.
(Kosova Sot)


