ARKATANA

Ronela Hajati e përkufizon kështu dashurinë: Është luks, nëse…

/ 2 minuta lexim
HW

Këngëtarja e njohur, Ronela Hajati, ka qenë këtë javë e ftuar në një nga mediat, ku ka folur për jetën e saj private dhe karrierën. E pyetur nëse është një lidhje, Hajati e ka mohuar një gjë të tillë duke thënë se është ‘single’, ndërsa për dashurinë shtoi se e konsideron më shumë si një luks se sa një nevojë.

“Dashuria për mendimin tim është luks. Një njeri që të bën ditën më të bukur. Nëse dashuria është nevojë që të t’i mbushë boshllëqet, ti ke komplekse me veten”,- u shpreh këngëtarja.

HW

Ndër të tjera 29-vjeçarja tregoi dhe për emocionet e veçanta qe mori nga publiku gjatë performancës së saj në ‘Colourday Festival’. Ajo shtoi se mbështetjen më të madhe gjatë gjithë karrierës së saj e ka marrë nga ndjekësit dhe adhuruesit e muzikës që ajo bën.

Kujtojmë se projekti më i fundit i Hajatit pritet të publikohet ditën e nesërme dhe siç ka bërë të ditur vetë këngëtarja, do të jetë një bashkëpunim me reperin Don Phenom.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.