ARKATANA

Ronela Hajati e ‘lë muzikën’

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Performanca elektrizuese në sheshin “Skënderbej”, e ka rikthyer Ronela Hajatin pas në kohë.

Këngëtarja ka ndarë në Instagramin e saj disa foto e video nga ajo natë, ku krahas kujton fillimet e saj në industrinë e muzikës, peripecitë që ka kaluar. Ndonëse, shprehet se pavarësisht të gjithave, dashuria që merr nga publiku e bën të ndihet më e fortë se kurrë.

“Artist lind, kënga është pasion, këngëtare zgjedh të bëhesh! Më kujtohet para 15 viteve e në vazhdim statuset e pafajshme rëndom nëpër Facebook ku të gjithë e përdornim si prift atëherë… Shumica e të miave ishin: Do e lë muzikën/ Nuk këndoj më/ Ndodhi X gjë dhe nuk këndoj më/ Unë nuk bëj më këngë! Ka qenë e vetmja gjë që s’e kam mbajtur fjalën në jetë,”- ka shkruar këngëtarja krahas postimit.

ARKATANA

Ama kur imazhi yt çon njerëzit në këmbë dhe pavarësisht të gjithave emrin tënd e thërrasin me mijëra njerëz, e vetmja gjë që them është: SAPO KAM FILLUAR. Ju dua me shpirt”,-shtoi Ronela.

Më herët kujtojmë që Hajati u shpreh para koncertit se nuk ishte në gjendje të mirë shëndetësore. Pas kësaj ajo falenderoi fansat për mbështetjen.

“Dua të marr kohë të që t’ju falendëroj të gjithëve për dje edhe jeni të mrekullueshëm. Kam marrë aq shumë mesazhe sa nuk e keni idenë. Jam gëzuar aq shumë sa s’ka. Vazhdoj të jem me 39, vazhdoj të jem sëmurë por ajo çfarë ka ndodhur në shesh më ka shtuar jetën. Ju dua shumë shumë”– shprehej ajo në një video të publikuar në Instastory, krahas së cilës shkruan: “Zëri im është si zombie. Faleminderit të gjithëve që ishit dje në koncert! Në sëmundje dhe shëndet së bashku.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.