Ronaldo mbret i Evropës
Cristiano Ronaldo është shpallur lojtari më i mirë i Evropës për vitin 2017.
Ylli i Real Madridit, Cristiano Roanldo ka fituar edhe një tjetër trofe individual, duke u shpallur lojtari më i mirë i vitit nga UEFA.
Portugezi për këtë çmim ka mposhtur dy superlojtarë, Leo Messin e Barcelonës dhe Gianluigi Buffonin e Juventusit.
Ky është çmimi i dytë radhazi për Ronaldon dhe i treti në përgjithësi, pasi e kishte fituar edhe në vitin 2014. /Express/

