RCCOLA

Ronaldo i Gjilanit shkëlqen në Zvicër

/ 3 minuta lexim
Fundamenti

Gjilan – Donit Sherifi një talent i ri nga Gjilani, por që ka lindur në Zvicër po bënë një karrierë të shkëlqyeshme prej futbollisti në Zvicër. Të gjithë e thërrasin Ronaldo sepse luan si ai, ka ngjashmëri si ai, derisa ka marrë oferta të luaj për kombëtaren e Zvicrës dhe atë të Shqipërisë.

Luan si Ronaldo, ka ngjashmëri me Ronaldon, e ka idol Ronaldon dhe ëndrra e tij tashmë ka nisur të realizohet pasiqë ka marrë oferta nga kombëtarja e Zvicrës dhe Shqipërisë. Ky është Donit Sherifi, gjilanasi i cili po shkëlqen në Zvicër raporton rajonipress.

Donit Sherifi (1999) ka lindur në Zvicër në qytetin e bukur të Zurichit. Ai për rajonipress tregon storien e tij të suksesit dhe shkëlqimin e madh që po e arrin në klubet e Zvicrës si junior.

“Në moshën7 vjeçare kam filluar të merrem me futboll ku edhe jam paraqitur në klubin “Bc Albisrieden”. Në këtë klub kam luajtur katër vite. Pastaj jam transferuar në Juventus të Zvicrës ku jam kyçur si 13 vjeçar në ligën e dytë. Tash luaj për ekipin e Cyrihit dhe në moshën 15 vjeçare kanë nisur ofertat e shumta nga klubet e Zvicrës” rrëfen Doniti.

Doniti thotë se në klubin e Cyrihit luan së bashku me 8 shqiptarë.”Jemi si një familje dhe kemi krijuar një popullaritet të madh sidomos tani me lojën e mrekullueshme që bënë Xherdan Shaqiri, Granit Xhaka, Valon Behrami, Admir Mehmeti e Blerim Xhemajli” shton Doniti.

Mobi Casa

Donit Sherifi është sulmues dhe mbanë numrin 11 derisa thotë se Ronaldon e ka idol. “Luaj si ai dhe të gjithë zviceranët më thërrasin “Ronaldo i ri” dhe thjesht e kam idol. Normalisht që pëlqej lojën e futbollistëve tanë shqiptarë kudo që ndodhen ata”.

Për Donitin kanë shkruar shumë medie të Zvicrës dhe i kanë dhënë popullaritet të madh lojës së tij dhe talentit që ka treguar në klubet e Zvicrës.

Duke parë performancën e tij të mirë tashmë Kombëtarja e Zvicrës është interesuar që ta ketë në ekipin e juniorëve. Zvicra nuk është ndalur me kaq pasiqë Donitin e ka dërguar për trajnime shtesë në Juventus të Italisë. “Ata më kanë dërguar në Juventus tw Italisw dhe kur panë lojën e mirë atje më ftuan menjëherë në kombëtaren e Zvicrës. Oferta e dytë vije edhe nga Kombëtarja e Shqipërisë të cilët kanë parë lojën time dhe janë interesuar menjëherë që të jem në ekipin e tyre” shprehet Doniti.

Doniti ka bërë edhe trajnime dhe lojëra miqësore edhe në Austri, Turqi. Megjithatë si çdo i ri edhe Doniti ëndërr e ka Kosovën. “Kam dëshirë të vijë në Kosovë, në Gjilan ku edhe i kam familjen e gjerë dhe vendlindjen e prindërve të mi. Pavarësisht se kam lindur në Zvicër, unë jam i lidhur shumë me Kosovën dhe jam i sigurt se kur ta shohin lojën time edhe Kosova do të kërkojë që të jem pjesë e tyre për çka do të luaj me kënaqësi./rajonipress/