Fundamenti

Ronaldo i dytë

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Adnan Januzaj e pati një sezon impresionuese me Manchester Unitedin. Mesfushori kosovar realizoi katër gola në sezonin debutues në Premierligë, ndërkohë që pati edhe statistika mbresëlënëse.

Madje, mdiat e huaja kanë nisur ta krahasojnë atë me Cristiano Ronaldon, i cili la gjurmë në “Old Trafford”.

“Adnan Januzaj është Cristiano Ronaldo i dytë”, shkruan uebfaqja çeke “efotbal.cz”.

Eco Higjiena

19 vjeçari kishte debutuar në një ndeshje zyrtare me “Djajtë e Kuq” në muajin gusht të vitit 2013, në Community Shield kundër Wiganit.

Ai më pas debutoi në Premierligë kundër Crystal Palace, për t’i zhvilluar 26 ndeshje në sezonin e parë.

Në bazë të statistikave, istogasi ishte madje më i mirë se ylli portugez, në edicionin e parë në Manchester.