Fundamenti

Rona Nishliu, tashmë përdoruese e Instagramit

/ 1 minutë lexim
Eco Higjiena

Rrjetet sociale me apo pa dëshirë janë bërë pjesë përditshmërie e jona. Ky ‘virus’ ka prekur po thuajse të gjithë njerëzit e ndër ta janë edhe këngëtarët tanë. Disa nga ta mund t’i gjejmë në të gjitha rrjetet sociale e disa vetëm në njërin nga ta. Deri ditën e djeshme e tillë ishte edhe këngëtarja Rona Nishliu e cila ishte përdoruese e ‘Twitter’ por tashmë ajo është bërë përdoruese e ‘Instagram’.

Mobi Casa

Këtë gjë këngëtarja e ka konfirmuar me një postim në rrjetin social ‘Twitter’ ku i ka treguar ndjekësve të saj se tashmë ata mund ta ndjekin Ronën edhe në ‘Instagram’, madje ajo i ka ftuar ata që ta bëjnë një gjë të tillë. “t’dashur përfundimisht mund t’me gjeni edhe në ‘Instagram’ bëni Follow&Share llogarisë sime, nëse keni dëshirë! Ju dua!” ka shkruar Rona. Kësaj thirrje të Ronës janë përgjigjur fansat e saj të cilët menjëherë kanë filluar ta ndjekin.