Fundamenti

Rona Nishliu shijon fundjavën në shoqëri të…

/ 1 minutë lexim
RCCOLA

E heshtur përballë medieve në të shumtën e kohës, Rona Nishliu është e vetmja këngëtare që jetën e saj të përditshme mundohet që ta mbaj sa më larg syrit mediatik.

Por, kohë pas kohe edhe ajo ndanë me fansat e saj disa momente argëtimi gjatë ditëve, duke postuar foto ose statuse të ndryshme nëpër rrjetet sociale.

Të shumta janë njoftimet e këngëtares për vizitat e shpeshta jashtë vendit, ndërsa këtë vikend ajo ka zgjedhur ta shijoj shumë ndryshe.

Uji Dea

E rrethuar në gjelbërimin e natyrës, pranë një peme dhe në shoqëri të një personi, të cilit i shihet vetëm biçikleta, Rona ka pohuar se ka pasur një vikend shumë argëtues.

‘Funny weekend’, ka shkruar këngëtarja, duke publikuar edhe një foto në të cilën shihet se kishte zgjedhur të ngas biçikletë bashkë me një person të dytë, për të cilin nuk ka rrëfyer shumë.