Eko Higjiena

Rona e pesta – fiton Suedia

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Rona Nishliu është renditur e pesta në edicionin e sivjetmë të Festivalit Evropian të Këngës – Eurovision që u zhvillua në Baku të Azerbajxhanit. Kënga “Suus” grumbulloi 146 pikë, dhe kështu regjistron rekord, si kënga me pozicionimin më të mirë në histori të Shqipërisë në këtë eveniment evropian.

Sikurse në natën e parë gjysmëfinale edhe në mbrëmjen kryesore të kësaj gare, përfaqësuesja e Shqipërisë bëri një performancë mahnitëse dhe mjaft emocionale, ndërsa këtë e dëshmuan edhe njëherë ovacionet e publikut gjatë kohës kur ajo interpretonte.

Sido që të jetë, edhe në këtë edicion vazhdoi politika e votimit të shteteve fqinje, megjithatë vendi që zuri Shqipëria është për t’u admiruar.
Eurovisionin për vitin 2012 e fitoi kënga “Euphoria” e përfaqësueses nga Suedia, Loreen, e cila grumbulloi 372 pikë.

FIDANISHTJA

Lista e plotë e këngëve pjesëmarrëse në finale të Eurovision 2012:

Britania e Madhe – Engelbert Humperdinck – “Love Will Set You Free”
Hungaria – Compact Disco – “Sound Of Our Hearts”
Shqipëria – Rona Nishliu – “Suus”
Lituania – Donny Montell – Love Is Blind
Bosnje e Hercegovina – Maya Sar – “Korake Ti Znam”
Rusia – Buranovskiye Babushki – “Party For Everybody”
Islanda – Greta Salome & Jonsi – “Never Forget”
Qipro – Ivi Adamou – “La La Love”
Franca – Anggun – “Echo” (“You And I”)
Italia – Nina Zilli – “L’Amore E Femmina” (“Out Of Love”)
Estonia – Ott Lepland – “Kuula”
Norvegjia – Tooji – “Stay”
Azerbajxhan – Sabina Babayeva – “When The Music Dies”
Romania – Mandinga – “Zaleilah”
Danimarka – Soluna Samay – “Should’ve Known Better”
Greqia – Eleftheria Eleftheriou – “Aphrodisiac”
Suedia – Loreen – “Euphoria”
Turqia – Can Bonomo – “Love Me Back”
Spanja – Pastora Soler – “Quedate Conmigo” (“Stay With Me”)
Gjermania – Roman Lob – “Standing Still”
Malta – Kurt Calleja – “This Is The Night”
Maqedonia – Kaliopi – “Crno I Belo”
Irlanda – Jedward – “Waterline”
Serbia – Zeljko Joksimovic – “Nije Ljubav Stvar”
Ukraina – Gaitana – “Be My Guest”
Moldavia – Pasha Parfeny – “Lautar”

(telegrafi)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.