FIDANISHTJA

Rompuy: Kosova bëri një hap të madh drejt BE-së

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Presidenti i Këshillit Evropian, Herman Van Rompuy, ka deklaruar se Kosova ka bërë një hap shumë të madh drejt Bashkimit Evropian, duke punuar me zell për të arritur përpara.

Rompuy, gjithashtu tha se që nga vizita e parë e tij në Kosovë që e ka bërë në nëntor të vitit 2008 pas pavarësisë së Kosovës, po ndihet i lumtur që tani sërish e viziton Kosovën në një moment shumë të rëndësishëm.

“Ne vizitën time të parë këtu në Prishtine në nëntor të vitit 2008, kur iu adresova Kuvendit tuaj menjëherë pas shpalljes së pavarësisë në atë kohë isha vetëm kryetar i parlamentit belg dhe tani jam shumë i lumtur që iu vizitoj këtu në një moment shumë të rëndësishëm për vendin tuaj”, ka thënë Rompuy, raporton Kosovapress.

Mobi Casa

Rompuy, e ka përgëzuar kryeministrin Thaçi, për punën që e ka bërë deri sa është arritur marrëveshja Kosovë – Serbi, dhe tha se tani duhet të sigurohen për zbatimin e saj.

“Tani duhet të sigurohemi se kjo marrëveshje është e zbatueshme”, ka thënë Rompuy. Gjithashtu, ai tha se baronesha Ashton, ka luajtur një rol mjaft të madh për zbatimin e kësaj marrëveshje, e cila sipas tij, mundëson që Kosova të jetë e qëndrueshme ndaj BE-së. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.