Romani “Psycho” nderohet me çmimin si libri më i mirë i vitit

Shoqata e Shkrimtarëve të Pejës me kryetar Esat Loshaj, sot ka ndarë çmimin për librin më të mirë të vitit 2018. Ky çmim i takoj romanit triler ‘Psycho” të shkrimtarit Ilir Muharremi. Para të pranishmëve kryetari Loshaj u shprehë: “Ky roman është vepër e një firme të madhe, dhe autori tashmë është një emër në letërsinë shqiptare. Autori nuk i ndjen firmat, por veprat, jo emrat, por vlerat, dhe ky çmim i takon autorit Muharremi”. ‘Një libër hapet, një dritare më shumë dritë në kalanë e artit dhe kulturës” tha ai.

Ndërsa, për librin foli studiuesi i letërsisë Besim Perjuci i cili theksoi: “Strkturalisht romani ka një shtrirje formatike të tillë pa ndonjë ndarje e nëndarje, tema e nëntema, ndonëse ka prerje të theksuara, megjithatë një i tërësishëm mbetet, duke u kategorializuar në konceptin e vetëm “psycho”, si konceptin bazë ideotematik që trajtohet. Në këtë lëmsh mendimesh udhëton autori Muharremi për ta sfiduar imagjinatën e lexuesit si oponentin e vet më të besueshëm.”, sipas tij, Ai ironizon me gjendjen e tanishme. Rebelohet jo rastësisht e pa qëllim, me vetëdije apo pa te, kundër individëve qëllimkëqij, pushtave fodull, puthadorëve e pushtetmbajtësve, sahanlëpirësve e fadexhinjve, kolltukofagëve hipokrit e faqezinjve psikopatëve e maniakëve, sadistëve e kanibalëve, paranoikëve e abuzuesve. Në këtë udhëtim autori e lakuriqëson vertikalen njeri dhe drejtpeshimin e ndërgjegjes njerëzore. Hapi tjetër mund të jetë edhe vetëvrasja, si akti më ligë i tragjikes njerëzore që arrinë kulmin e “vetëkënaqësisë” sepse “vrima”siç e quan autori, e unë do t’ja shtoja edhe mbiemrin “e zezë”, kërkon viktimën e saj. Humb realitetin e kohës, neglizhohet dhe ndahet përjetësisht nga realja për të udhëtuar drejt të padukshmes dhe të panjohurës. Atëherë ndodh ajo që s’duhet të ndodhë, rrëzimi i trungut në horizontalen e mentalitetit të acaruar. Me fjalë tjera kafshohet koha bashkë me qenien njeri të shndërruar tashmë në bishë të egërsuar për vetveten.

Për librin foli edhe drejtoresha e Bibliotekës Shengyl Kelmendi Gashi e cila e vlerësoj lartë punën e Muharremit.

Në fund fjalën e morri autori Muharremi i cili tha se “kam sjellë një roman me një stil të ri, zhanër të pa trajtuar më parë dhe liri totale të shprehjes. Jetojmë në një shekull ku njerëzit më nuk kufizon dhe erotika vjen e drejtpërdrejtë”./rajonipress/

Shpërndaje.
© RAJONIPRESS

Vërejtje!

RajoniPress.com nuk do të botojë shkrime që nuk i përmbushin kriteret dhe standardet profesionale të gazetarisë bashkëkohore. Nuk do të ketë për askënd mbyllje apo censurë, por jemi të fokusuar që në këtë agjenci, lajmi, shkrimi, raporti, intervista dhe opinioni të plotësojnë kriteret profesionale. Gjithashtu opinionet, analizat, komentet, nuk duhet të shkelin parimet etike (gjuhën e urrejtjes, fyerjet, diskriminimet e çfarëdoshme).