Eko Higjiena

“Romanca” PDK-LDK, drejt fundit

/ 3 minuta lexim
ARKATANA

Përplasjet e fundit që i përcollën punimet e seancave të Kuvendit të Kosovës, qoftë në miratimin e disa projektligjeve me peshë, qoftë edhe për skandalet nëpër ministri, dhe drejtimi i liderëve politikë në bazën e anëtarësisë për të mobilizuar radhët, nga analistët politikë po shihen si skenarë të partnerëve të koalicionit, për përgatitjen e terrenit në bazë, që të shkohet sa më shpejt në zgjedhje të reja.

Subjektet intensifikojnë aktivitetet në terrren

Partisë Demokratike nuk i intereson më kjo Qeveri

“Të gjitha partitë janë duke u përgatitur për zgjedhje. Tani edhe për ambasadat e Quintit është bërë e qartë se zgjedhjet e parakohshme janë të pashmangshme”, tha Spahiu për “Kosova Sot”

Përplasjet e fundit që i përcollën punimet e seancave të Kuvendit të Kosovës, qoftë në miratimin e disa projektligjeve me peshë, qoftë edhe për skandalet nëpër ministri, dhe drejtimi i liderëve politikë në bazën e anëtarësisë për të mobilizuar radhët, nga analistët politikë po shihen si skenarë të partnerëve të koalicionit, për përgatitjen e terrenit në bazë, që të shkohet sa më shpejt në zgjedhje të reja.

Eco Higjiena

Është një vlerësim i përgjithshëm që zgjedhjet e reja po imponohen dhe po përgatiten në fshehtësi nga PDK-ja dhe LDK-ja, duke pasur parasysh mundësinë e prishjes së koalicionit, për shkak të pakënaqësive të PDK-së nga trajtimi i LDK-se në Qeveri dhe anasjelltas, pakënaqësitë e LDK-së me PDKnë dhe insistimin që edhe pse për nga fuqia politike në Parlament kanë numër të barabartë deputetësh, megjithatë PDK-ja dëshiron ta ruajë primatin e partisë që dikton politikat qeveritare.

Analisti politik, Blerim Burjani, konsideron se një nga pikat e nxehta, që mund të sfidojnë funksionimin më të gjatë të këtij koalicioni, do të jetë reforma në Qeveri dhe reduktimi i resorëve ministrorë. Prandaj, duke parë këtë rrezik, alternativa është në prishjen e koalicionit dhe shkuarjen në zgjedhje të reja.

Telashet me reduktimin e ministrive

Sipas Burjanit, koalicioni pritet të ketë telashe në riformatim apo reduktim të ministrive. “Duhet edhe të rishikohet performanca e disa ministrave, si dhe largimi i partnerit nga koalicioni, nëse i merret apo fuzionohet ministria siç është Lëvizja për Bashkim, apo një subjekt tjetër nga koalicioni parazgjedhor. Në ndërkohë është bërë zëvendësim në Ministrinë e Drejtësisë me një njeri, që nuk është fare figurë e fushës juridike dhe krejtësisht e panjohur për punën e organeve të drejtësisë, e papërvojë plotësisht në këtë fushë, derisa drejtësia është plotësisht e çakorduar në këtë shtet”, theksoi ai. “Mbi këtë analizë kemi teke të këtij koalicioni që fare nuk u intereson çka thotë bota intelektuale, ata vazhdojnë të emërojnë punëtorë administrativë, por edhe të ambasadave pavarësisht padishmërisë së tyre. Përfundimisht duhet ta dimë që në PDK Thaçi vendos për zgjedhje të reja dhe kjo është tepër e qartë. E tani ka gjasa reale që Thaçi ta çojë në zgjedhje shtetin, sepse po shihet joserioziteti me emërimet që po bëhen nëpër shumë dikastere vetëm sot për nesër”, theksoi Burjani./kosova sot/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.