Mobi Casa

Roma ‘’blindon’’ Kumbullën, detajet e rinovimit

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Në Itali raportojnë se është arritur marrëveshja për rinovimin e Marash Kumbullës me Romën. Mbrojtësi i kombëtares shqiptare, është pjesë e skuadrës verdhekuqe prej shtatorit të vitit 2020.

Kontrata aktuale i përfundon në verën e vitit 2025. Agjentët e tij po bisedojnë prej ditësh me drejtuesit e Romës dhe akordi final është arritur.

FIDANISHTJA

23-vjeçari, i cili fiton rreth 1.8 mln euro në sezon, do të firmosë deri në vitin 2027 me klubin kryeqytetas. Kumbulla numëron 10 ndeshje aktivizim gjatë këtij sezoni në të gjithë kompeticionet.Lojtari nga Malësia e Madhe ka shlyer pezullimin pas kartonit të kuq me Sassuolon dhe do të jetë në dispozicion të Jose Mourinhos për takimin ndaj Torinos.

Kumbulla luajti ndeshjen numër 18 me kombëtaren e Shqipërisë në Poloni. Kuqezinjtë humbën 1-0, ndërkohë që mbrojtësi zhvilloi një ndeshje pozitive.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.