Eko Higjiena

Roma arrin marrëveshje për Shaqirin?

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Roma ka arritur marrëveshje personale me Xherdan Shaqirin, gjithnjë sipas mediave italiane.Sipas Il Tempo, Roma është pajtuar me Shaqirin për detajet e kontratës, të cilën lojtari do ta nënshkruajë me t’u marrë vesh të dyja klubet.

Ditë më parë Shaqiri u përplas me drejtorin e Bayernit, Matthias Sammer, i cili tha se Shaqiri nuk do të shitej, edhe pse ky i fundit ka kohë që po e kërkon këtë gjë pasi nuk dëshiron të qëndrojë si rezervë e Arjen Robben.

ARKATANA

Për Shaqirin në luftë ka qenë edhe Liverpooli, por insistimi i Romës duket të ketë qenë më i madh. /Telegrafi/