ARKATANA

Rolling Stone shkruan për suksesin e Dua Lipës: Vajza nga Kosova e cila u bë yll botëror

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Pas “New York Times”, mediat e huaja nuk ndalen duke shkruar Dua Lipën.

Së fundmi edhe revista amerikane “Rolling Stone” i ka kushtuar një artikull të veçantë Dua Lipës për karrierën dhe për historinë e saj si një emigrante.

“Pas jetesës në Kosovë dhe përfundimit të një lidhje të keqe, Dua Lipa është e gatshme të kërkojë vendin e saj si një mbretëreshë me zemër të ‘thyer’ keq. Balada e saj “Scared to Be Lonely” ka befasuar 300 milionë fansa në Spotify dhe në qershor, ka debutuar albumi i saj i parë në Top 10 në disa vende.” shkruan Rolling Stone.

Dua, pushtuese në secilën skenë…
Në këtë artikull gjithashtu rrëfehet historia e largimit të prindërve të Duas nga Kosova dhe si arriti Dua të jetë aty ku është sot.

“Lipa u rrit si vajza e emigrantëve shqiptar të cilët ishin larguar nga Kosova në vitet e 90-ta të trazuara politikisht. Prindërit e saj kishin ëndërruar gjithmonë të ktheheshin në Kosovë dhe në kohën kur u shpall pavarësia, ata e bënë. Në moshën 15 vjeçe, ajo arriti t’i bindë prindërit e saj dhe të kthehen në Londër” shkruan Rolling Stone.

Hidromorava

Hiti i saj i madh mbetet “Scared to be Lonely” me Martin Garrix.

Ndër të tjera, shkruhet edhe për regjistrimin e saj në shkollën e famshme të Teatrit Sylvia Young dhe si arriti të bashkëpunojë me emra të mëdhenj botëror.

E për suksesin e albumit të fundit, Dua ishte deklaruar kështu për këtë revistë “Është e papërshkrueshme dhe me të vërtetë emocionuese”.

Për albumin, Lipa ka bashkëpunuar me artistë të mëdhenj si Nineteen85, Chris Martin, nga grupi i saj i preferuar, Coldplay, pasi i dërgoi atij një email dhe me të cilin kanë bashkëpunuar për projektin “Homesick”. /21Media/Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.