Eko Higjiena

Roli i prindit në edukimin dhe disiplinimin e fëmijës

/ 6 minuta lexim
RCCOLA

Nga Besnik Sherifi (Psikolog) – Disiplinimi i fëmijëve do të thotë t’i pajisësh ata me mjetet për të pasur sukses në jetë. Një nga mjetet më të rëndësishme është aftësia për të bërë zgjedhjen e duhur (Sears, Ë. & Sears, M. 2010). Për të vepruar kështu një fëmijë ai ka nevojë të zhvillojë një ndjeshmëri shoqërore, aftësinë për të marr për të marr në konsideratë se si do të ndikojnë veprimet e tij tek njerëzit e tjerë.

Roli prindëror është faktori kryesor dhe shumë i rëndësishëm për zhvillimin e drejtë të fëmiut, për edukimin e drejtë të tij, për formimin e një personaliteti të shëndoshë. Ky rol i prindërve është një faktor që ka ndikim shumë të madh në zhvillimin, edukimin, socializimin, vetëbesimin tek fëmijët. Rëndësi të veçantë kanë marrëdhëniet e drejta familjare si: marrëdhëniet ndërmjet prindërve, marrëdhëniet e prindërve me fëmijët dhe fëmijët ndërmjet veti.

Dihet se ngrohtësia dhe stabiliteti i marrëdhënieve në familje, sjellja e prindërve, bashkëpunimi i prindërve me fëmijët, angazhimi dhe kujdesi, interesimi, përkushtimi i tyre tek fëmijët ndikon pozitivisht në sjelljet dhe veprimet e fëmijës dhe kjo ndikon në formimin e një personaliteti të shëndosh në të ardhmen. Është e rëndësishme që prindërit të kuptojnë se personaliteti i fëmijëve varet nga ajo se çka fëmijët mësojnë dhe sa ju epet mundësia dhe sa është angazhimi, interesimi i prindërve në edukimin, disiplinimin e fëmijës. Shumë karakteristika të personalitetit të fëmijës ndikojnë në të ardhmen e tij shembull: aftësia për të krijuar marrëdhënie me njerëzit e tjerë, për t’u përshtatur, aftësia për të mësuar nga gabimet, vullneti për të punuar fort, aftësia për të vëzhguar, për t’u përqendruar, për të zbuluar, aftësia për të qenë kreativ, i vendosur, ambicioz etj., ku të gjitha këto karakteristika do e ndihmojnë fëmijën në zhvillimin e një personaliteti.

Raporti i prindërve ndaj fëmijëve si dhe mënyra në të cilën zhvillohen, edukohen është faktor shumë i rëndësishëm për ngritjen e fëmijës, zhvillimin e proceseve njohëse, arritjen në mësimnxënie etj. Faktori edukativ i cili edukimin familjar e bën të pazëvendësueshëm, është ndjenja e dashurisë, që lidh prindërit me fëmijët e tyre. Qëndrimi i prindërve ndaj fëmijëve të tyre është ai qëndrim kur fëmijën e shohin si personalitet të vogël, i cili përkryer kësaj është anëtarë i barabartë i familjes.
Prindërit e dinë se fëmija duhet të mësohet t’i respektojë rregullat e jetës së përbashkët në familje dhe mes njerëzve si dhe të marr përsipër dhe t’i kryej obligimet e mëvonshme shoqërore. Fëmijët duhet të mësojnë të identifikojnë ndjenjat e tyre dhe ti shprehin ato në mënyrën e duhur. T`i kuptojnë vështirësitë dhe sfidat në të cilat fëmija ballafaqohet në të ardhmen.

Mobi Casa

Sjellja e prindit. Për të lavdëruar një sjellje të respektueshme është që prindërit duhet të japin vëmendje pozitive dhe kjo është shumë e rëndësishëm për rolin e prindërve. Vëmendje pozitive verbale, fizike si dhe dashuri ndaj fëmijës. Kjo jep të kuptojmë në mirëkuptimin e fëmijës në raport me prindërit si dhe në respektimin e rregullave nga ana e fëmijës, si dhe nuk do të mungojë sjellja pozitive e tyre.

Rëndësi të veçantë nga ana e prindërve po ashtu është vlerësimi, fokusi i prindërit tek aftësia, kapaciteti dhe mundësia e fëmijës për të bërë një gjë, kjo ka një ndikim pozitiv në ndjenjat e fëmijës ku nëse fëmija ndihet i dashur, i vlerësuar nga prindërit me ngrohtësi, empati, kjo ndihmon të përballoj mungesën e një aftësie të caktuar dhe fëmija nuk ndihet inferior por me një vetëbesim ndaj detyrave dhe angazhimeve të cilat i ka. Shumë me rëndësi është kur tek fëmija nxisim, zhvillojmë të menduarit e tyre, fëmijët vet vetiu bëhen kureshtar, kreativ, si shembull: cila është lidhja në mes të përgjegjësive dhe privilegjeve, shpërblimeve.

Çdo herë fëmija mëson të sillet duke parë dhe duke imituar të tjerët. Prindërit me vetëvlerësim të mirë e ushqejnë atë edhe tek fëmijët e tyre. Fëmijët janë imitues të mëdhenj, kështu që kur ata shohin të rriturit rreth tyre që sillen me vetëbesim dhe siguri edhe fëmijët e kuptojnë qasjen, mësojnë këto sjellje dhe kjo jep rezultat pozitiv tek fëmija. Një gjë e rëndësishme tek prindi është qasja me përkushtim dhe ngrohtësi, ku fëmijët e lidhur me prindërit janë më të ndjeshëm, ata e kanë më shumë aftësi të kuptojnë dhe t’i respektojnë të drejtat e tjerëve. Prindërit e përkushtuar i njohin mirë fëmijët e tyre, ata mund t’i lexojnë sinjalet e gjuhës trupore, dhe të fytyrës, të cilat zbulojnë një sjellje të keq e të fshehur të fëmijës.

Për shkak të lidhjes prind – fëmijë, i vogli ka më shumë mundësi që t’i pranojë këshillat dhe vlerat e prindërve. Duke biseduar tek prindërit, fëmijët e lidhur kanë gjithashtu më shumë mundësi të dalin të lar kur konfrontohen. Atyre u duket më e vështirë të gënjejnë për veprimet e tyre, sepse ndihen keq kur veprojnë gabim. Ata e dinë që prindërit e tyre mund ta lexojnë atë “ shikim të dyshimtë”./rajonipress/