FIDANISHTJA

Roli i gruas në qeverisjen e LDK-së do të jetë ekzekutiv

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Forumi i Gruas duhet të jetë avokati i drejtësisë sociale në këtë vend. Ju mund të përçoni besimin, se kjo shoqëri mund të bëhet më e drejtë, jo vetëm duke çuar LDK-në në qeverisje, por dhe duke e vazhduar hap pas hapi qeverinë e ardhshme të LDK-së. Bëjeni këtë në emër të së ardhmes, për fëmijët tuaj, bëjeni për një shoqëri që të ngjajë sa më shumë me atë që duam dhe sa më pak me atë që kemi, ka thënë Lutfi Haziri.

Forumi i Gruas i LDK-së organizoi pritje të ngrohët për gratë që jetojnë dhe punojnë në botën e jashtme.

Ne këtë takim miqësor pos kryetares së FG të LDK-së në Gjilan , Valentina Bunjaku Rexhepi ishte prezent edhe kryetari i LDK- së në Gjilan Lutfi Haziri.

Haziri ka folur për rolin e gruas në shoqëri dhe ka kërkuar që Forumi i Gruas të bëhet një lëvizje e madhe, të dal edhe jashtë strukturave të saj për të stimuluar drejtësi. “Forumi i Gruas të jetë avokati i drejtësisë sociale në këtë vend. Ju mund të përçoni besimin, se kjo shoqëri mund të bëhet më e drejtë, jo vetëm duke çuar LDK-në në qeverisje, por dhe duke e vazhduar hap pas hapi qeverinë e ardhshme të LDK-së. Bëjeni këtë në emër të së ardhmes, për fëmijët tuaj, bëjeni për një shoqëri që të ngjajë sa më shumë me atë që duam dhe sa më pak me atë që kemi”, ka thënë Haziri.

Haziri është zotuar se në qeverisjen e LDK-së maksimalisht do te angazhohet që të përmirësojë politikat sociale në favor të gruas.”Nuk mund të ketë ekonomi të qëndrueshme dhe as rritje reale në familjet tona, nëse nuk investohet për aftësimin e grave që sot janë të papuna. Duhet të nxisim punëdhënësit për kualifikimin e tyre, si dhe të lehtësojmë sipërmarrjen e grave përmes skemave të mikrokreditimit’.

Hidromorava

Edhe kryetarja e FG të LDK-së, Valentina Bunjaku Rexhepi , ftoi dhe inkurajoi gratë që t’i bashkohen Lidhjes Demokratike të Kosovës, ashtu siç ka bërë ajo kohë më parë.

Sipas , Bunjakut , gratë dhe vajzat janë garanci për ndryshimin e madh, dhe se politika nuk është vetëm për burra, dhe se demokracia do të funksionojë.”Një shoqëri e emancipuar, është ajo që drejtohet edhe nga gratë edhe nga burrat”.

Ajo tha se gratë e Lidhjes Demokratike të Kosovës refuzojnë të përkrahin modelet politike të burrave famëkeq, ashtu siç bëjnë gratë në krahun tjetër politik.

Qeverisjen e deritanishme të udhëhequr nga partia tjetër, Bunjaku Rexhepi e cilësoi despotike. Ajo i garantoi gratë se qeveria e ardhshme komunale nën udhëheqjen e Lutfi Haziri gjithmonë do jetë afër halleve dhe brengave që ju keni.

Bunjaku tha se roli i gruas nën qeverisjen e LDK-se, nuk do jetë role sa për sy e faqe, por do të ketë rol ekzekutiv nesër./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.