Eko Higjiena

Roland Ajeti futbollisti që po pret rastin tek KF Gjilani

/ 3 minuta lexim
Hidromorava

Gjilan – Në radhët e “kuq e bardhëve” të Gjilanit, gjatë këtij stinori vjeshtor shumë futbollistëve të rinjë, trajneri Arbnor Morina ju ka dhënë rastin që për disa minuta të tregojnë potencialin e tyre futbollistik. Gjilani njihet edhe si skuadër që gjithmonë futbollistëve të rinjë, ju jep rastin për tu dëshmuar. Njëri ndër ta është edhe Roland Ajeti, mesfushori ofanziv i KF Gjilanit, i cili po dëshmon se ka për ta pasur një karrierë të mirë futbollistike.

Ajeti i cili që nga mosha 7 vjeçare ishte pjesë e të gjitha kategorive të KF Gjilanit, ndërsa në këtë vit ka pasur rast që të paraqitet në formacionin e Gjilanit, duke dhënë lojëra të mira.
“Së pari kisha për ta falenderuar trajnerin Arbnor Morina, i cili ka besim jo vetëm tek unë por tek të gjithë futbollistët e rinjë në klub, jam mirënjohës që më ka dhënëmundësin të dëshmohem, dhe të jap kontributin tim për rezultatet e klubit”.

21 vjeqari, Roland Ajeti, i cili shquhet ne mesin e fushës me lëvizshmërinë e tij dhe nuhatjen për lojë, shpreson se në stinorin pranveror do të jep kontribut edhe më të madh.
“Kam shtuar intensitetin e punës, edhe përgatitjet të cilat do ti kemi gjatë fazës përgatitore në një konkurrencë tejet të shëndosh, shpresoj se do të arrijë që të jem në formacionin e parë të trajnerit dhe të jap kontributin tim për klubin”.

Ajeti përpos që është një futbollist që po pret rastin e tij të dëshmohet, ai me sukses po vazhdon studimet e tij në Fakultetin Ekonomik, në vitin e tretë.

Mobi Casa

Trajneri Arbnor Morina, i cili me skuadrën e Gjilanit po arrin rezultate tejet të mira, dhe është bërë një trajner mjaft i dashur dhe i respektuar jo vetëm në KF Gjilanin por edhe në qytet, për Roland Ajetin ka theksuar.

“Rolandi është një futbollist i edukuar dhe shumë punëtorë, pres që edhe më tej të përparon në lojën e futbollit dhe nuk dyshoj për një gjë të tillë, do të jetë në fazën përgatitore dhe të dëshmohet edhe më shumë çka nuk dyshoj në potencialin e tij, është një student i dalluar njashtu edhe një futbollist i respektuar tek bashkëlojtarët e tij, dhe mendoj se KF Gjilani me Rolandin do të përfitoj jo vetëm si futbollist por edhe si një administrator të shkëlqyer në të ardhmen”.

Me të drejt KF Gjilani në të ardhmen e afërt nga Ajeti, do të pres që të luan një rol me rëndësi në fushën e blertë nën ngjyrat “bardh e kuq”. /rajonipress/