RCCOLA

Rokada të reja në Qeveri

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Kryeministri, Hashim Thaçi ka vendosur që serish të bëjë “rokada” në kabinetin e tij qeveritarë. Pas rikthimit në Qeverinë e Kosovës të njërit prej politikanëve më kontrovers, Gjergj Dedaj, shefi i ekzekutivit ka futur në agjendë edhe ndryshime të tjera.

Siç ka mësuar gazeta Zëri, i pari që do të preket nga ndryshimet në Qeveri është zëvendës ministri i Shëndetësisë, Naim Fetahu, i cili është nënkryetar i Degës së PDK-së Podujevë. Ai do të kalojë në Ministrinë e Financave në të njëjtën pozitë.

Vendi i punës do të ndërrohet edhe zv. ministrit të Ministrisë së Forcës së Sigurisë së Kosovës, Shemsi Veselin i cili gjithashtu do të shkojë në Ministrinë e Shëndetësisë në vend të Fetahut.

Uji Dea

Ndërkaq, kryetari i Degës së PDK-së në Podujeve, Muhamet Latifi, i cili aktualisht është drejtor i Departamentit të Adminsitrmit të Shërbimit Civil, në Ministrinë e Administratës Publike, do të emërohet zv. ministër në FSK.

Këto ndryshime në qeveri i kanë konfirmuar të tre zyrtarët qeveritarë. /Indeksonline/