FITORJA

Rojet e pyjeve pajisen me pushkë gjuetie

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Malet e Gjilanit do të jenë më të sigurta sa i përket dëmtimit të masës drusore, sepse sot janë armatosur 11 roje të pyllit. Komuna e Gjilanit ka bërë pranimin dhe dorëzimin e 11 armëve të gjuetisë për rojet e pyllit, në mënyrë që pyjet të ruhen më mirë dhe personi zyrtar të jetë më i sigurt gjatë kryerjes së detyrës zyrtare. Armët janë siguruar nga Agjensioni Pyjor i Kosovës dhe janë sjellë për të mundësuar një ruajtje më efikase të pyjeve.

Me këtë rast personi zyrtar i caktuar nga kryetari i Komunës për pranimin e këtyre armëve, Fadil Kajtazi, ka thënë se sot ka bërë pranimin e armëve dhe dorëzimin e tyre bashkë me drejtorin e Bujqësisë dhe Pylltarisë, Razmiz Ramadanin, për rojet e pyjeve. Armët e gjuetisë, me mekanizëm gjysmë – automatik, nuk kanë ndonjë destinim të caktuar, por janë në shërbim të ruajtjes së pyjeve, sepse deri më tani pasuria shtetërore është dëmtuar nga persona të pandërgjegjshëm. Kajtazi ka thënë se nga tash rojet e pyllit janë veshur me autoritet.

FITORJA

Ndërsa drejtori i Bujqësisë dhe Pylltarisë, Ramiz Ramadani, ka thënë se armatosja e rojeve të pyllit është një hap më tutje për vendosmërinë e Institucioneve komunale për mbrojtjen e pasurisë shtetërore, e cila është dëmtuar për vite me radhë. Ramadani ka thënë se të gjithë rojet e pyllit janë të trajnuar për përdorimin e armëve dhe kjo ishte një kërkesë e kamotshme e tyre.

Tash e tutje punëtori zyrtar ka një siguri më të madhe në punë gjatë monitorimit, por duhet një vetëdijesim i gjerë për ruajtjen e pyjeve, sepse rëndësia e tyre është jetike./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.