Roja e fjalëve (Rara avis in terris)
Nga Shefik Shkodra -Është përmend edhe ndonjë herë për rastësi e ngjashmëri të fjalëve në konteste të ngjarjeve, apo veprimeve shoqërore, politike e kulturore.
Kush e di sa qëllimet nga mendja e njeriut lëvizin vetëm gjatë një dite në këtë kohë kaq dinamike. Ato mund të jenë të ndryshme te ne e me një referim krejt përcaktues. Por,jo edhe për “sherre” të papritura.
Një herë kur bie rasti i fjalëve në koincidencë edhe merren për një “zullum” të madh ndaj njeriut përbri, më duket edhe mua një ‘anakronizëm’. Dhe në qoftë se del diç shkarazi e pa u hetuar mirë, nuk do të thotë se “u bë deti kos”. Kot i lëpin buzët asnjë autor, tjetër kush e han ëmbëlsirën. Nuk ka asnjë fitim e sadisfaksion.
Dhe kjo nuk është mjeshtri e madhe për askënd. Asnjëherë, nuk hidhet në shportën e mbeturinave diçka e përdorshme.
Kur është folë për tërbimet edhe më të reja të kohës, pra të ditëve tona, nuk më ka shkuar mendja saktë se do të më afrohen aq pranë, sa që do të trishtoheshe, sikur apriori të pret e njëjta diagnozë. Çudi është, edhe pse s’duhet shumë mend se, kur e sheh dikë tjetër të sulmuar në “moh”, gjithqysh është veprim i paarsyeshëm.
Veçanarisht, kur e mendon si krah akëcilin në çfarëdo kohe e në cilëndo anë, atëherë kur do të paraqitet nevoja, të bie shpejt e shkurt e ta the qafen në pas shpine, është e papritur! Vetmeveti thua, mos është një keqkuptim, apo intrigë e paloçove përfolës të përbetuar që janë. Sikur është ajo thënia, mos “e ka luajt pak kujn ai shejtani”?! Po, jo! “Roja e fjalëve” ka llogarit e veta dhe vetë e ka menduar. Me sa më shumë obstruksione, aq më mirë do të duroj e rroj. Ka dëshirë të ofendoj dhe le të vazhdoj. Nuk është e dëshirueshme që të lëvizen “gurët e shenjtë” një herë, po kjo varet prej gjendjes psikoze.
Edhe një herë po them, shteti im është shkrimi, por jo dhe tërbimi. Ka ndonjë skaj për çdo gjë, si për lavërtarin e kosarin. Ka edhe ndonjë përshëndetje e rehati, qoftë dhe jo aq dinjitoze. Dhe, nuk duhet harruar mrizimet e gjata e me vjet. Perceptimet reale shoqërore, politike e kulturore ishin me një ritëm e ton. A ishin të gjitha ato ndeja të panjerëzishme?! Kush e di! Mund që të gjitha të kenë qenë vetëm si vezë klloçke! Bota na shihnin si shumë të sinçertë, jashtë kurtheve. Megjithë, këto thënie si patetike nuk e kanë zbritur shkallën e tensionit, ka shumë mënyra mospajtimi e kundërshtuese ndaj vrimave të zeza të përditshmërisë.
Edhe gjendja prej “pushtetari” është vetëm e drejta, puna dhe jeta e dinjitetshme. Këto pak, e fare them që i kam përshkuar (s’kam pas vend prej atyre “mediokritëve”) dhe aspak nuk i kam përjetuar. Me vetdije të plotë nuk i kam exagjeruar. Pushtetin ua kam lënë të tjerëve dhe s’është lodra ime.
Po kam dashtë ta ndihmoj shoqërinë me aq sa di, si për veti e për të gjithë në fundin e karierës. Ka të tjerë që e duan dhe e mbajnë pushtetin. A ka gabime e lëshime? Sa të duash. Dhe, që të gjitha pushtetet kanë dhe do të bëjnë gabime. Pas kësaj më është vërsulë padrejtësia.
Me padrejtësi nuk mund të bësh jetë të dinjitetshme. Këto i di gjithkush ndër ne. Në këtë vazhdë edhe papunësia. Përseri pa çarkodime në mend, në asnjë kohë e për asnjë hap. Megjithatë, unë kam luajtur lojën hapur edhe pse nuk kam përmend emër e mbiemër, pra, në rrafshin më të gjerë. Dhe publikisht isha gjithmonë. Fakte janë vetë letrat. Për këtë mund të jenë shfaqur edhe kundërshtime koptisëse.
Ka xhelozi të pashpjegueshme e inate. Ka edhe imponime e kërcënime të ulëta. Po nuk ndërroj mendjen kundër ‘barishtave të egra’ në ara. Për këto kur të paraqitet rasti do të shpalos dhe do të zgjidh grykën e thesit, nga profesioni e nga politika, një nga një. Veç me arsye. Nuk preferoj që të ngulfatem e as tjetrin ta pengoj vetëm pse duhet të xhelozoj. Nuk kam qenë “qolja” as e atij pushteti të atij regjimi, që tash të gjithë e quajmë lirisht, ‘i egër e pushtues’. Nuk ia mbaj iso-n asnjë pushteti, veç kur e them për diçka dhe e kam thënë, asgjë nuk mbetem më në dilemë. Dhe çdo veprim e ka qëllimin e vet.
Më në fund, shumë nihiliste e me asgjësim si një rojtar te porta e Hadit, shporr kategorikisht e me përceptime vagabondi “(pa)aftësitë” e të tjerëve. Nuk besoj se ka mend aq të holla, kushdo qoftë, sa të të kategorizoj ty a këdo qoftë në çfardo shkalle të profesionit e intelegjencës aq të ulët. Për fat të mirë, që ne këtu në këtë kasabanë tonë njihemi shumë mirë. Cilido qoftë ai, që tjetrin e hedh aq lehtë poshtë, më parë do ta përdhoste karakterin e personalitetit të vet.