UBT

Rohde: S’po gjykohet UÇK-ja, por individë që akuzohen për krime të rënda lufte

/ 1 minutë lexim

Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, duke folur për gjykimin e ish-krerëve të UÇK-së në Hagë, përmes një postimi në Twitter është shprehur se nuk po gjykohet UÇK-ja, por individë që, sipas tij, po akuzohen për krime të rënda lufte.

Rohde është shprehur se drejtësia për viktimat mbetet e rëndësishme, përcjell Klankosova.tv.“E drejta për të protestuar është thelbësore në çdo demokraci dhe manifestimi i djeshëm në Prishtinë tregoi një shoqëri civile të lulëzuar në Kosovë.

Eco Higjiena

Por dua të ritheksoj: Nuk është UÇK-ja ajo që po gjykohet, por individë që akuzohen për krime të rënda lufte, krime kundër njerëzimit, zhdukje të personave dhe torturë”, shkroi ambasadori.