UBT

Rohde mirëpret vendimin e Qeverisë për pronat e Manastirit të Deçanit: Moment historik

/ 1 minutë lexim
Eco Higjiena

Ambasadori gjerman në Prishtinë, Jorn Rohde, ka mirëpritur vendimin e Qeverisë së Kosovës e cila ka urdhëruar Agjencinë Kadastrale të zbatojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese që t’ia njohë Manastirit të Deçanit të drejtën në pronë në 24 hektarë.

Përmes një reagimi në rrjetin social “X”, Rohde ka thënë se ky vendim shënon një hap të rëndësishëm në angazhimin e Kosovës në sundimin e ligjit.

“Më në fund u bë. Edhe pse zbatimi i vendimit të Gjykatës së Kushtetues ishte shumë i vonuar, shënon një hap të rëndësishëm në angazhimin e Kosovës në sundimin e ligjit”.

FIDANISHTJA

“Ne urojmë Qeverinë e Kosovës, të gjithë akterët politikë të përfshirë dhe Manastirin e Deçanit në këtë moment historik”, ka shkruar ambasadori gjerman.

Vendimi për pronat e Manastirit të Deçanit është marrë në mbledhjen e ekzekutivit të mërkurën. Kryeministri Albin Kurti para kabinetit qeveritar tha se këtë vendim e ka marrë për ta hequr si kusht për pranimin e Kosovës në Këshill të Evropës. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.