FIDANISHTJA

Rohde i cilëson si “ngarkesë” për dialogun tri kushtet e djeshme të Kurtit – Serbia po e shkel nenin 4 të Marrëveshjes Bazike

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, e ka komentuar takimin e djeshëm të kryeministrit Albin Kurti me shefin e Politikës së Jashtme të BE-së, Josep Borrell, të dërguarin special për dialogun, Miroslav Lajçak por edhe mungesën e takimit të nivelit të lartë që ishte paraparë të ndodhë me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq.

Rohde tha se takimi i djeshëm nuk përfundoi shumë mirë dhe se përparimi për momentin është i bllokuar, por shtoi se takimi i radhës në nivel të kryenegociatorëve paraqet potencial për ta gjetur një terren të përbashkët.

FIDANISHTJA

“Dhe, prandaj, ka potencial për të gjetur terren të mesit të përbashkët. Sepse të dyja palët e dinë, që qasja konstruktive në dialog është po ashtu parakusht për të marrë pjesë në Planin e Rritjes”, tha Rohde.Ai komentoi edhe tri kushtet e kryeministrit Kurti në mënyrë që të ketë takim të nivelit të lartë; nënshkrimi i Marrëveshjes Bazike, tërheqja e letrës së ish-kryeministres serbe Ana Bërnaqiq dhe dorëzimin e terroristit Millan Radoiçiq tek organet e drejtësisë në Kosovë.Kushtet e Kurtit, Rohde i cilësoi si “ngarkesë” në procesin e dialogut, i cili proces sipas tij, edhe ashtu është i vështirë aktualisht.“Shikoni, nuk mendoj se është e dobishme ta ngarkojmë një proces edhe ashtu tashmë të vështirë të negociatave, përherë me kushtëzime të reja. Sepse doni të arrini diçka, dhe, nëse më lejoni të kthehem në historinë tonë gjermano-gjermane, kishim marrëdhënie të vështira me Gjermaninë Lindore. Ishte një diktaturë me një demokraci, ku çdo vit njerëzit vriteshin në kufi, sepse ishte e minuar, por megjithatë gjetëm mënyra për t’u angazhuar drejt njëri tjetrit”.“Mendoj se gjithashtu është fatkeqe që s’pati mundësi për t’u takuar ballë-për-ballë, që s’pati takim trepalësh dhe siç tha Borrelli, ne jemi veç ndërmjetësues; s’i bëjmë dot ne punët e juaja të rënda për juve; duhet të ketë së paku vullnet minimal nga palët që të angazhohen. Dhe duhet ketë më shumë nga kjo, dhe jo më pak”, tha Rohde.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.