ARKATANA

Rohde: Gjermania, e lumtur që ka një mike të ngushtë si Kosova

/ 1 minutë lexim
Fundamenti

Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, ka uruar për Pavarësinë e Kosovës.

Ai tha se vendi i tij është i lumtur që ka një mike të ngushë si Kosova pranë.

“Urimet e mia të përzemërta Kosovës për 15-vjetorin e Pavarësisë! Gjermania është e lumtur që ka një mike kaq të ngushtë pranë saj. Gëzuar të gjithë kosovarët që festojnë sot!”, shkroi Rohde.

ARKATANA

Presidentja Vjosa Osmani dje ka pranuar letër urimi për 15-vjetorin e pavarësisë së Kosovës edhe nga presidenti i Republikës Federale të Gjermanisë, Frank-Walter Steinmeier.

Ai tha se dialogu me Serbinë, i udhëhequr nga BE-ja mbetet një sfidë thelbësore për vendin për normalizimin e marrëdhënieve të të dyja vendeve.

“Gatishmëria e të dyja palëve për një bashkëpunim konstruktiv dhe një bashkëjetesë paqësore mbetet esenciale për rrugën drejt BE-së. Në këtë rrugë Ju mund të jeni të sigurt që e keni mbështetjen e Gjermanisë si partnere e besueshme e Kosovës”, thuhet në letrën e urimit të presidentit Steinmeier dërguar presidentes Osmani.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.