GRANDEMALL

Rogaqica kërkon të bëhet komunë

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Kryetarët e tetë bashkësive lokale kanë ndërmarrë një iniciativë për ta bërë Rogaqicën komunë. Selver Lenjani tha se themelimi i kësaj komune do të ndikojë pozitivisht edhe tek brezi kufitarë.

Tetë kryetar të bashkësive lokale tashmë kanë ndërmarrë nismën që Rogaqica të bëhet komunë në vete. Fshatrat Hodonovc, Muqivërcë, Novosellë, Dajkovc, Poliqkë, Karaqevë e Epërme dhe e Poshtme, Novosellë, Shipashnicë , Rogoqicë, Lajqiq janë pajtuar dhe kanë nënshkruar iniciativën e cila edhe i është dorëzuar të gjithë institucioneve vendore dhe ndërkombëtare.

Selver Lenjani njëri nga iniciatorët tha për rajonipress se Rogoqica i plotëson të gjitha kushtet të jetë komunë e re. “Rogaqica ka biznese, ka numër të madh të banorëve, mbi 15 mijë dhe ka resurse natyrore për zhvillimin e saj” . Lenjani tha se Rogaqica mund të zhvillojë ekonominë, bujqësinë, pastaj ka rini të shëndoshë dhe ka kuadro të afta e profesionale.

Fundamenti

Sipas Lenjanit themelimi i komunës së re të Rogaqicës mund të ndikojë pozitivisht edhe për brezin kufitarë dhe do të ndihmojë popullatën e kësaj ane që mos të boshatiset. “Komuna e re do të ndihmojë ruajtjen e sovranitetit dhe integritetit territorial të kësaj pjese” mendon Lenjani.

Një delegacion i përbërë nga tetë kryetar të bashkësive lokale tashmë kërkesën për tu bërë Rogaqica komunë e re ia kanë dorëzuar edhe Hashim Thaçit, Atifete Jahjagës, Jakup Krasniqit dhe Sllobodan Petroviqit.

Lenjani tha se pret pozitivisht nga pushteti qendror që ta realizojë kërkesën e bashkësive lokale ./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.