Rogana në përkrahje të madhe ndaj Kujtim Gashit

Kamenicë – Rogana është vendi që di të vlerësoj me votën e tyre, ne besojmë tek këta banorë, andaj forca e ndryshimit do ta ketë përkrahjen e plotë nga ky vend i cili i ka dalur gjithmonë në mbështetje njerëzve të cilët janë të gatshëm të marrin përgjegjësi ka thënë Kujtim Gashi kandidat i PDK-së për kryetar komune në Kamenicë.
Sot së bashku me Zëvendëskryeministrin, Enver Hoxhaj, dhe në mesin e shumë banorëve të Roganës, zhvilluam takimin e radhës ku gjeta mbështetjen dhe përkrahjen e fuqishme për kryetar të Kamenicës.
Rogana është vendi që di të vlerësoj me votën e tyre, ne besojmë tek këta banorë, andaj forca e ndryshimit do ta ketë përkrahjen e plotë nga ky vend i cili i ka dalur gjithmonë në mbështetje njerëzve të cilët janë të gatshëm të marrin përgjegjësi.
Së bashku me Roganasit dhe angazhimin e tyre ne do të i përmbushim kërkesat dhe nevojat e tyre, andaj ftojë të gjithë qytetarët e Kamenicës të japin kuptim votës së tyre, duke votuar për Forcën e Ndryshimit duke votuar për Kujtim Gashin./rajonipress/