ARKATANA

Rogana me shkollë moderne, 859 mijë euro vlera e projektit

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Kamenicë – Në Roganë së shpejti fillon ndërtimi i objektit të shkollës së mesme, e financuar nga Unioni Evropian. Kryetari i Kamenicës Begzad Sinani dhe nënkryetari Fatmir Matoshi kanë takuar sot përfaqësuesin e Unionit Evropian Agron Orana, shefin e kompanisë mbikëqyrëse të projektit Griogorios Krallis, dhe përfaqësuesit e kompanisë së kontraktuar “Al-Trade” e cila do të bëjë ndërtimin e objektit shkollor.

Sinani ka shprehur kënaqësinë dhe ka falënderuar Unionin Evropian për përzgjedhjen e këtij projekti për financim. “Ka 15 vite që problemi i shkollës së Roganës na ka përcjellur si komunë, andaj në emër të gjithë qytetarëve të Kamenicës ju falënderoj shumë për këtë investim kapital për komunën tonë dhe jetik për banorët e Roganës dhe fshatrave rreth saj. Ne si komunë jemi këtu për të dhënë kontributin tonë maksimal gjatë përgatitjes së dokumentacionit dhe dhënies së lejeve të nevojshme si për punë ashtu edhe për ndërtim” tha Sinani.

Në takim palët u dakorduan që personi kontaktues gjatë fazës së implementimit të projektit në mes të komunës dhe palëve të tjera të përfshira në të të jetë Faton Biqkaj, raporton rajonipress.

Eco Higjiena

Projekti ka filluar zyrtarisht me 16 korrik 201, me përgatitjet e planit të punës, projektit detal dhe çështjeve të tjera organizative, ndërsa sipas kontratës pritet të përfundojë në një afat prej 487 ditëve kalendarike ndërsa punët ndërtimore do të kryhen nga Kompania “Al-Trade” .

Vlera e përgjithshme e projektit është 859.000 euro. Shkolla do të jetë nga më modernet dhe ajo do të ketë edhe hallë sportive.

Palët u dakorduan që të mbajnë së paku nga një takim në muaj për të parë progresin e arritur në punët ndërtimore. Gregorios Krallis nga kompania mbikëqyrëse INGENDIA – NOX INTL ka thënë se kompania e tij nuk do të bëjë asnjë kompromis përsa i përket afatit dhe kualitetit të punës, ndërsa për përmbylljen me sukses dhe në afat të projektit është zotuar edhe Arton Cocaj, përfaqësues i kompanisë së kontraktuar./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.