FIDANISHTJA

Rogana e mbështetë fuqishëm Amir Canajn

/ 3 minuta lexim
Hidromorava

Kamenicë – Kandidati për Kryetar Komune nga AKR Amir Canaj, mbajti tubim në Roganë. Ai shpalosi planprogramin e hartuar në formë të detajizuar për qytetin e Kamenicës dhe Roganës në veçanti. Amir Canaj shprehi keqardhje për gjendjen momentale të fshatit Roganë, duke u zotuar për ndryshimin e saj. 

Planprogrami i tij prekë disa nga pikat kryesore të cilat konsiderohen primare për lehtësimin e përditshmërisë së banorëve, siç janë: shëndetësia, arsimimi, infrastruktura dhe ndriçimi rrugorë.
“Shëndeti i banorëve të qytetit tim është përgjegjësi ligjore dhe morale e imja, prandaj për fshatin Roganë unë zotohem se qendra e mjekësisë familjare do të jetë në dispozicion 24 orë për t’u ofruar shërbimet mjekësore banorëve të kësaj ane.” tha Amir Canaj
Mirëpo Rogana ka nevojë edhe për shumë intervenime të tjera, të cilat janë të kategorizuara në disa pika kryesore.

“Për ju banorë të fshatit Roganë, në planprogramin tim qeverisës bëni pjesë edhe ju sepse Rogana është lokalitet i Kamenicës, ani pse nuk jeni trajtuar si të tillë deri më tani. Me ardhjen time në qeverisje do të hapet çerdhja e paraparë në këtë pjesë për fëmijët e juaj, mirëpo sa i përket arsimimit intervenimet nga ne nuk përfundojnë këtu sepse unë ju garantoj që do të bëhet edhe renovimi i qendrave sportive dhe çdo trajtim tjetër që një fushë e rëndësishme siç është arsimimi, të jetë i frytshëm.” theksoi Canaj.

Uji Dea

Në këtë diskutim mes banorëve dhe strukturës qeverisëse të AKR-së, mori pjesë edhe Kryetari i Degës së AKR-së për Kamenicë, Fatmir Matoshi, i cili potencoi se Amiri ka përkrahjen nga qeveria, atë lloj përkrahje të cilën Kamenica nuk e ka pasur kurrë më parë. Nën cilësinë e zëvendësministrit ai e rikonfirmoi përsëri që presidenti Behgjet Pacolli është i gatshëm të lansojë shumë projekte dhe të jetë urë-lidhëse për integritetin e qytetarëve të Kamenicës në zhvillimin e të gjitha fushave të cilat janë lehtësim për formën e tyre të jetesës thuhet në njoftimin e AKR-së./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.