Eko Higjiena

Rogana do të bëhet komunë premtojnë Isa Mustafa e Shaip Surdulli

/ 4 minuta lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Lideri i LDK-së Isa Mustafa së bashku me Shaip Surdullin në tubimet e tyre në Koretin dhe Roganë kanë premtuar se Rogana do të bëhet komunë. Do të mbështesim vullnetin tuaj për themelimin e Komunës së Roganës tha Isa Mustafa.

Qindra qytetarë të komunës së Kamenicës, kanë marrë pjesë në tubimet e nëndegëve të LDK-së, në fshatin Roganë dhe në fshatin Koretin. Në këtë tubim i pranishëm ishte edhe Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa me bashkëpunëtorë raporton rajonipress.

Lideri Isa Mustafa i shoqëruar edhe nga Shaip Surdulli në bashkëbisedimin që ka pasur me fshatrat Roganë e Koretinë e ku është pritur fuqishëm tha se do ta përkrahim Shaip Surdullin edhe për një mandat sepse vlerësimin për punën e mirë e keni dhënë pikërisht ju tha Mustafa.

Mustafa tha se Surdulli është njeriu i duhur që i duhet edhe më tutje Kamenicës sepse realisht ky qytet kurrë nuk ka punuar më mirë se sa në këtë mandat. “Kamenica ka punuar mirë, dhe ju jeni ata që me votën tuaj keni zgjedhur njeriun e duhur dhe pa dyshim që e mbështesim vullnetin tuaj. Do të mbështesim vullnetin tuaj për themelimin e Komunës së Roganës. Ju ftoj sot që bashkërisht të punojmë për LDK-në dhe pa dyshim që fitorja do të jetë e jona, sepse jemi parti e profilizuar e cila e ka orientimin e vet të qartë politik, parti që ka pasur kryetarin më të mirë dhe më të respektuar të Kosovës, ka pasur Ibrahim Rugovën dhe parti e cila sot është shumë e qartë me program politik dhe anëtarësi më stabile “ tha Mustafa.

Kreu i LDK-së tha se LDK është parti që din se çfarë do nesër, parti e cila do te ju ofroj qytetarëve të vet perspektivë, parti e cila do të zgjidhë problemet për rini dhe parti e cila do ta fut Kosovën në Evropë sepse aty e ka vendin. Ne do i ofrojmë qytetarëve tanë qeveri të mirë dhe të pa korruptuar tha ai.

KKVITI

Kryetari i degës së LDK-së Shaip Surdulli tha se Lidhja Demokratike e Kosovës, çdo vit e më shumë po rritet. “Ky tubim po mbahet në Roganë në një fshat të madh, ku qytetarët e Roganës gjithmonë kanë përkrahur LDK-në, ku ky fshat është një qendër e kësaj rrethine, por edhe një nëndegë e madhe e LDK-së dhe në mandatin e ardhshëm të qeverisjes komunale dhe asaj qendrore besojmë se ky fshat do të bëhet komunë në vete” tha Surdulli.

Surdulli tha se Komuna e Kamenicës, ka përkrah këtë fshat duke rregulluar ndriçimin publik, duke ua asfaltuar rrugët lokale, duke u ndërtuar Qendrën e Mjekësisë Familjare e cila do të jetë në shërbim të qytetarëve 24 orë. “Po ashtu nëpër këtë fshat është bërë edhe nënshkrimi i marrëveshjes për ndërtimin e një shkolle të re të mesme, e cila ka qenë kërkesë e kahershme e qytetarëve të kësaj ane”.

Edhe Surdulli e ka lavdëruar Isa Mustafën duke thënë se ai ka bërë reforma në LDK sidomos në përfshirjen më të madhe të të rinjve dhe grave ku këto reforma po ndodhin edhe në degën tonë.

Në këto takime kanë folur edhe Ismet Beqiri dhe deputetja Vjosa Osmani./rajonipress/

Mund të ju interesoj: