Uji Dea

Rogana dhuron vullnetarisht gjak në nderim të dëshmorëve

/ 1 minutë lexim

Kamenicë – Në organizim të Këshillit të fshatit Roganë e në shenjë nderimi për dëshmorët e Roganës, Selver, Emin dhe Nevzad Kryeziu rreth 20 vullnetarë dhanë gjak për Qendrën Kombëtare të Kosovës për Transfuzion të Gjakut.

Ky aksion i këtij lloji organizohet për herë të parë në Roganë (përveç atij me maturantët e shkollës së mesme) dhe pretendohet që të jetë tradicional.

Fundamenti

Ideja për dhurim është menduar të jetë data 11 maj kur edhe kanë rënë këta dëshmorë, por ekipi i transfuzionit ka qenë i prenotuar tjetërkund, kështu që aksioni është realizuar më 10 maj 2018. Ekipi i transfuzionit përbëhet nga: Albana Gashi, dr. Fatmir Hajdari, Rifat Shaqiri, Adnan Zeçiri, Faton Hajrullahu dhe Erduan Bajrami.

Dhuruesja më e re ishte Erda Kadriu (17 vjeçe) kurse dhuruesi më i vjetër Xhevdet Kallaba (65-vjeç)./rajonipress/